Hiking Njeri është organizatë e regjistruar, e formuar me qëllim të promovimit të bukurive natyrore të Kosovës përmes ecjeve të organizuara, fotografive, videove, botimit të librave dhe projekteve të ndryshme.
Bëhuni pjesë e ekskurzioneve të organizatës tonë dhe shijoni bjeshkët dhe natyrën e Kosovës. Ecjet tona zakonisht i organizojmë të Dieleve por edhe të Shtuneve. Me marrevëshje mund të organizojmë ecje edhe gjatë ditëve të javës.
Sezona e ecjeve fillon kah fillimi i muajit mars dhe vazhdon deri në fund të vitit. Lajmërimet tona i postojmë në linkun "aktivitetet" por edhe faqet tona në facebook dhe instagram si: Kosovo Hiking Trips dhe Hiking Njeri. Për të marrë më shumë informata rreth ecjeve shkruani në e-mailin tonë (shikoni linkun "kontakt").
Kosova ka më shumë se 200 bjeshkë ndërsa Hiking Njeri i ka vizituar ato nga të gjitha anët por edhe gjatë stinëve të ndryshme. Ekskurzionet tona i organizojmë në atë menyrë që për mundësinë e ecjes dhe destinacionin e rradhës vendosim disa ditë përpara. Këtë e bëjmë duke marrë parasysh prognozën e motit dhe numrin e njerëzve të interesuar. Nuk kemi orar vjetor të ecjeve por destinacionet i caktojmë javë për javë.
Shumica dërmuese e organizimeve bëhet me autobus ndërsa në disa raste kur shkojmë në terrene më të vështira, bëhet me xhipa dhe kombi. Çmimet dallojnë nga lloji i aktivitetit dhe sillet nga 10 EU për person për një ditë me autobus, 20 EU për person për një ditë me xhip dhe të ndryshme për aktivitete më të largëta ose disa ditore. Çmimet për shërbimet tjera zakonisht i qesim në lajmërimet tona në linkun "aktivitetet". Në të gjitha variantet në çmim hyn vetëm transporti me guida.