Blog

The Adventure Hike to Peklena of Rugova

Me datën 22 maj 2016 nën organizimin e shoqatës Hikingnjeri dhe Marjashi nga Peja dërguam një grup të përbere nga 88 bjeshkatarë nga Prishtina, Ferizaji e Peja për në qafën e Peklenës, në hyrje të grykës së Rugovës. Pas disa ditëve me shi, dita e Diele me 22 maj ishte me shumë diell dhe e ngrohtë.

Pasi mbërrijtem në Pejë për tu takuar me bjeshkatarët nga Peja, vazhduam për në dalje të qytetit, përkatësisht kah gjimnazi e deri afër shtegut malor për në Peklenë. Qëllimi ishte të ecet nëpër kurriz, mbi kanjonin e Sushicës, i cili gjendet mes majeve madhështore të Hasanit dhe Vjellakut.

Ecja nga fillimi shkoi mirë dhe 90% të pjesmarrësve ecnin pa probleme. Ishin disa raste ku fillestarët kishin kokëdhembe por e gjithë kjo është e zakonshme për shkak të ndryshimit të lartësisë. Me marrjen e hapave kundër kokëdhëmbjes, shumë shpejtë u kthyen në normale. U bëne disa ndalesa për shkak të vapës por shumica kishim marrë rezerva të ujit. Gjatë ecjes shifeshin pamjet mahnitëse të bjeshkëve të Rugovës rreth e përqark. Sapo dolem nga mali i dendur i Peklenës, filluan fotografimet kah drejtimi i kanjonit të Sushicës.

Vazhduam dhe u ndalëm tek një shpellë interesante me dy hyrje. Prej aty nëpër një shteg më të vështirë dhe pjerrtësira të ndryshme, vazhduam deri te livadhi i epërm mes Peklenës dhe Sushicës ku edhe pushuam për gati 1 orë. Përpos burimit të ujit, shoqata Marjash kishte pregaditur edhe skarë (barbecue) ku disa nga antarët tanë u çlodhen dhe u ushqyen mirë. Kthimi u bë kah ora 1630 dhe tek autiobusat dhe veturat tona mbërrijtem kah ora 2000. Të gjithë pjesmarrësit u ndanë të kënaqur dhe u kthyen shëndosh e mirë.

Comments