Blog

Lansohet faqja e re Hiking Njeri, në kuadër të Njeri.net

Përshendetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

më në fund doli faqja e shumëpritur e verzionit më të ri NJERI.net, adresë, e cila do të përbëhet nga 10 faqe me përmbajtje të ndryshme. Njeri.net është krijuar për ti promovuar sportet e tipit "outdoor"në Kosovë por edhe aktivitete tjera atraktive që nuk kanë lidhje me sport. Në faqën Hiking Njeri - Kosovo Hiking Trips, do te keni mundësi të merrni informata më të reja nga aktivitetet e organizatës sonë por, edhe të shifni pamje të bukura nga Kosova e panjohur, video dhe lajmërime rreth ecjeve të planifikuara. 

Përveq Hiking Njerit si pjesë e Njeri.net janë edhe: Snow Njeri, Tennis Prishtina, Skate & Parkour Njeri, Air & Aqua Njeri, AutoMoto Njeri, DJ Njeri etj, te cilat do të lansohen kohë pas kohe. 

Shpresojmë se do ta gjeni vetën në njerën prej faqeve tona në menyrë që të informoheni, bëheni pjesë por edhe të kënaqeni me përmbajtje.

Live to the Maxx !

Comments