Aktivitetet

Adventure Guri i Zi 2536m

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresoj që të gjithë jeni mirë !! Sikurse në ecjet legjendare të dimrave 2016, 2017 dhe 2018, edhe këtë të Diele me 17 shkurt 2019

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresoj që të gjithë jeni mirë !!

Sikurse në ecjet legjendare të dimrave 2016, 2017 dhe 2018, edhe këtë të Diele me 17 shkurt 2019 Hiking Njeri do ta organizojë ecjen për në majen me pamje të paharrueshme, Gurin e Zi 2536m, në Sharrin e Brezovicës dhe në kufi me Maqedoninë veriore.
Guri i Zi është njëashtu maja më e lartë në Brezovicë.
Ecja do te bëhet në terren me pjertësi jo të madhe andaj ëshë e sigurtë.

Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 07:00 të mengjesit, ndalesa për bjeshkatarët nga Ferizaji në orën 07:40 dhe kthimi (nëse gjithçka shkon mirë) kah ora 19:00.

Gjatësia e ecjes është rreth 10 km (komplet ecje nalt e poshtë pa gjatësinë e teleferikave) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare.
Sipas shumcës së pjesmarrësve të mëparshëm në këte maje, kjo ecje hynë në një ndër ecjet më të bukura të vitit.

Plani është që të shfrytëzohet teleferiku, i cili do të na i shkurtojë rreth 2 orë ecje gjatë ngjitjes. Teleferiku do të fillojë me punë në orën 0900 të mengjesit kështu që për 15 minuta do të jemi në maje të saj.

Vozitja me teleferik bën 3 EU për person. Prej majës së teleferikut do të kemi edhe rreth 2.5 orë ecje deri në majën më të lartë në Brezovicë, Gurin e Zi 2536m.

Gjatë zbritjes (nëse gjithcka shkon mirë), mund ta zëmë liftin para mbylljes në orën 15:00 për të na zbritur deri poshtë. Përndryshe zbritjen sipas dëshirës mund ta bëjmë edhe në këmbë.

Pas kthimit do të kemi kohe të kalojmë kohë nëpër qendrën e Brezovices për kafe, shoqërim dhe atmosfere të bukur !

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:

Ski qendrën në Brezovicë, Sharrin e lartë rreth saj me majet si: Piribregun, Majën e Livadheve, Lubotenin, Pashallorën, Oshlakun, Majen e Liqeneve - Jezerskin, Gropën e Zonës (vendi ku profesionistët e Snownjerit e preferojnë për lëshim), Përrockën e Durllovit etj.

MOTI SIPAS PROGNOZËS DO TE JETË ME MAXX DIELL !

Mbathja DUHET të jetë me COKULLA (Pllanika), preferohen rroba të skijimit, dorëza, kapela dimri, syza.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 viber çdo ditë nga ora 13:00 deri në orën 20:00.
I KENI 3 DITË KOHË PËR REZERVIME !

Pjesmarrja 10 EU
Bileta e teleferikut 3 EU

Për të shkuar në Brezovicë autobusi do të niset nga Prishtina (Lemontree në Breg te Diellit) në orën 07:00, përmes Ferizajit në orën 07:40 te Viva Fresh / Jysk, dhe do të ndalet te parkingu i ski qendrës në Brezovicë kah ora 09:00.

LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 06:50 PR, 07:30 FR DHE PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ejani dhe shijojeni hikingun e paharrueshem në Gurin e Zi !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. Falemnderit për mirekuptimin :)

Comments