Aktivitetet

Kopaonik Sept 2018

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se këtë të Shtune më 29 shtator Hiking Njeri, pas mëse 2

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se këtë të Shtune më 29 shtator Hiking Njeri, pas mëse 2 viteve, do të organizojë ecjen për në bjeshkët veriore të Kosovës, Kopaonikut / Shalës së Bajgorës, përkatësisht në Majën e Shtizës së mprehtë (Oshtro Koplje) 1789m. Kjo maje gjendet në mes të Podujevës dhe Mitrovicës ndërsa ne do ti çasemi nga Mitrovica. Bjeshkët e Shalës së Bajgorës janë interesante dhe duken sikurse natyra në "Teletubbyland". Nga maja, në mot të kthjellët (sikurse po thot prognoza për të Shtunën), mund ti shohim të gjitha bjeshkët e Kosovës.

Kemi vendosë që ecja të bëhet ditën e Shtune pasi prognoza po tregon për mot me diell (por të fresket) ndërsa të Dielen nëpër bjeshkë do të jetë me shi dhe më ftohtë.

Nisja do të bëhet nga Prishtina orën 08:00 të mengjesit (perfekt për gjumashat) dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 20:00.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë (me thirrje ose sms) vendin përmes telefonit +38345 834 141 (viber) nga ora 10 - 20h.

I KENI 3 DITË PËR REZERVIME (DERI TË PREMTEN NË ORËN 20H)!

Pjesmarrja 10 EU për person,
5 EU për person për bjeshkatarët me vetura

Gjatësia komplete e ecjes është 14 km (7 km perpjetë dhe 7 km kthimi) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi të lehtë / mesatare nëpër shteg. Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:
bjeshkët përrallore të Shalës së Bajgorës / Kopaonikut, fshatrat rreth saj, livadhe të ndryshme, bjeshket e Kosoves etj.

Pamjet nga maja e Shalës / Kopaonikut në Kosovë janë mahnitëse me pamje 360 shkallëshe.

Mbathjet mund të jenë edhe me atlete të thjeshta. Terreni prej fillimit është me pjertësi të butë nëpër shteg dhe bari.

ME RËNDËSI:
Merrni së paku 1.5 L (ose 3 x 0.5 L) uje me veti, ose e blejmë gjatë rrugës.
Merrni jakne kundër ERËS, duks, shtresa extra. Kush banë nuk kane.

Nisja nga Prishtina (Lemontree ne Breg te Diellit) do të bëhet fiks orën 0800
I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0745.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti.

Ejani dhe shijoni bukuritë perrallore të bjeshkës së Kopaonikut / Shalës së Bajgorës !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments