Aktivitetet

Van Korff / Vertop 2555m

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 23 shtator do të organizojë ecjen e parë

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 23 shtator do të organizojë ecjen e parë me grup të madh në bjeshkën madhështore të Vertopit 2555m, i njohur edhe si "Isa Aga" dhe "Van Korff".

Këtë maje Hiking Njeri e ka vizituar shume herë me një numër minimal të bjeshkatarëve por kurre me grup më të madh.
Këtë kemi deshirë ta realizojmë të Dielën më 23 shtator.

Kjo bjeshkë shtrihet në Opojën e Dragashit dhe Sharrin e Prizrenit dhe gjendet mu në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë. Ështe maje me formë të quditshme trapezoide, nga e cila mund të shihni një pejsazh të mahnitshëm 360 shkallësh.
Kah ana Maqedone shihet Tetova, fshatrat mbi Tetovë, Kodra e Diellit / Popova Shapka, Maja e Titos, Sharri jugor, bjeshkë pa fund etj. Kah ana e Kosovës do ti shihni të gjitha pamjet e mundshme në jugun e Kosovës, majet si Kobilicën e Treskavecin, Majën e Zezë, Sredskë, Dukagjin dhe më shumë.

Dy të tretat e ecjes do të behën nëpër shteg me guraleca të përshtatshëm për fillestarë ndërsa pjesa e fundit nëpër pjertësi me të madhe në shteg mbi bar. E gjithë bjeshka e epërme është e hapur, "kabriolet natyrë", pa drunjë ose male. Koheve të fundit fillestarët po ia arrijnë të ngjiten nëpër majet e të gjitha ecjeve tona, duke përfshire edhe Jezerskin e të Dielës së kaluar në 2604m.

Në plan është të formohet baza te qafa në mes të Vertopit dhe Karanikollës vetëm për ata që kanë dëshirë të kenaqen me pamje mahnitëse pa u ngjite në maje.
Ata që janë të fortë dhe kanë energji të mjaftueshme, do të ngjiten në Maje të Vertopit / Isa Agës / Van Korffit për extra 1.5 / 2 orë.
Bjeshkatarët që do të rrijnë te qafa do ti marrim kah të kthehemi.

Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit ne Breg te Diellit) në 0700, dhe Prizren (para stacionit te autobusave, ne rruge kryesore) ne oren 0845 të mengjesit. Kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 2200.

Ftojmë të interesuarit që ti rezervojnë vendet përmes numrit +38345834141 viber (me sms ose thirrje) cdo ditë nga ora 10h deri në 20h, deri të Shtunën me 22 shtator (në orën 1800).

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 19 km (ngjitje & zbritje, (ekstra 1.5 km për ata që do të ecin në maje) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi të kombinuar mesatare nëpër shteg me guraleca dhe bari.

Mbathjet të jenë COKULLA / Pllanika, patika JO te rrafshta (ose diçka të ngjajshme). Merrni jakne, duks. Kush banë nuk kanë !

Merrni së paku një shishe 1 L ose 1.5 L me ujë me veti. Në këtë bjeshkë (pak me larg) ka burime të ujit andaj nuk do te mbesim keq.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË: 06:45 PR dhe 08:30 PZ.
PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Pjesmarrja për person 10 EU,
bashkangjitja me vetura private, 5 EU per person.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti.

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve në Sharrin përrallor të Opojës.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

Paragraf i ri:
JU LUSIM QË NËSE PAS REZERVIMIT PËR NDONJË ARSYE E NDRRONI MENDJEN PËR BASHKANGJITJE, TË NA LAJMERONI (me sms) SË PAKU NJË DITË PËRPARA (të shtunën) SE PO E ANULONI / NUK DO TË VINI. Kemi filluar aplikimin e listës së "kemraxhive / mjekraxhive" që pas rezervimit nuk vijnë dhe nuk na lajmerojnë për mosardhje. Të njëjtit në të ardhmen do ta kenë REZERVIMIN MË TË VËSHTIRË në coftëse nuk e përfillin rregullën e ç'rezervimit.
JU FALEMNDERIT PËR MIRËKUPTIMIN !

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments