Aktivitetet

To Jazhince mnts Sept 2018

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 16 shtator do të organizojë ecjen e shumëpritur për në bjeshkën përrallore të Jazhincës,

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 16 shtator do të organizojë ecjen e shumëpritur për në bjeshkën përrallore të Jazhincës, përkatësisht liqenin e saj, liqenin e Jazhincës dhe majet Jezerski.
Aty do ta formojme bazën ku do të keni mundësi të kënaqeni me pamjet e egra të Sharrit, të pushoni ose të bëni not.
Liqeni është deri në 8 m i thellë.

Kjo ecje, e tipit "full adventure" bëhet nëpër mal me pisha, gurë, natyrë të egër dhe është një ndër pjesët më të egra të Sharrit, i kthyer tërrësisht kah veriu.
Kjo bjeshkë gjendet në komunën e Shterpcës dhe shquhet për egërsinë dhe bukurinë e saj në tërë vargmalin e Sharrit.

Bjeshkatarët që kanë forcë dhe janë të shpejtë, do të vazhdojnë deri në Majën Jezerski / majën e Liqeneve 2604m për ekstra 2 orë ecje dhe 2 orë zbritje.
Pamjet nga kjo maje jane spektakulare!!

Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit ne Breg te Diellit) në 0700 dhe Ferizaji (Viva Fresh / Jysk) në orën 0740 të mengjesit, dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 2200.

Ftojmë të interesuarit që ti rezervojnë vendet përmes numrit +38345834141 viber (me sms ose thirrje) cdo ditë nga ora 10h deri në 20h, deri të Shtunën me 15 shtator (në orën 1800).

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 18 km (ngjitje & zbritje, (ekstra 2 km për ata që do të ecin në maje)) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi të kombinuar mesatare nëpër shteg malor dhe mbi gurë.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:

pyjet përrallore të Sharrit të Jazhincës, përrocka, majet e Jezerskit, majën Guri i Zi, Bistrën, liqenin e Jazhincës, Oshlakun, majën Pashallore, pjesën maqedone të Sharrit etj.

Mbathjet të jenë COKULLA / Pllanika, patika JO te rrafshta (ose diçka të ngjajshme). Merrni jakne, duks. Kush banë nuk kanë !

Merrni së paku një shishe 1 L ose 1.5 L me ujë me veti. Në këtë bjeshkë (pak me larg) ka burime të ujit andaj nuk do te mbesim keq.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË: 06:45 PR dhe 07:30 FR.
PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Pjesmarrja për person 10 EU,
bashkangjitja me vetura private, 5 EU per person.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti.

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve në Sharrin përrallor të Jazhincës.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

Paragraf i ri:
JU LUSIM QË NËSE PAS REZERVIMIT PËR NDONJË ARSYE E NDRRONI MENDJEN PËR BASHKANGJITJE, TË NA LAJMERONI (me sms) SË PAKU NJË DITË PËRPARA (të shtunën) SE PO E ANULONI / NUK DO TË VINI. Kemi filluar aplikimin e listës së "kemraxhive / mjekraxhive" që pas rezervimit nuk vijnë dhe nuk na lajmerojnë për mosardhje. Të njëjtit në të ardhmen do ta kenë REZERVIMIN MË TË VËSHTIRË në coftëse nuk e përfillin rregullën e ç'rezervimit.
JU FALEMNDERIT PËR MIRËKUPTIMIN !

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments