Aktivitetet

To Guri i Kuq 2522m

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 2 shtator do të organizojë ecjen për

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 2 shtator do të organizojë ecjen për në natyrën përrallore të Liqenatit por për bjeshkatarët e fortë, do të ngjitemi në majën më të lartë në Rugovë, Gurin e Kuq 2522m.
Kjo është hera e parë që Hiking Njeri do të organizoje ecje në këtë maje për grup më të madh se 10 persona.
Deri me tani kemi qenë me dhjetra herë në Liqenat por kurrë nuk e kemi vazhduar me grup masiv deri në majën më të lartë në Rugovë.

Guri i kuq është maje / greminë që gjendet në mes bjeshkës së Lumbardhit, dhe Liqenatit. Për te arritur aty duhet extra ecje disa orëshe nga liqenet. Pamjet gjatë ecjes janë përrallore.

Në plan është ti vizitojmë dy liqenet (të Kucishtës dhe Drelajt), për ata që do të vazhdojnë tutje do të kemi "adventure" mes Lugut të Shkodrës, do ti shohim kërshet anësore të Lugut të Shkodrës, Gurin e shpumë, deri te maja Guri i Kuq.
Pamjet nga maja Guri i Kuq janë të paharrueshme. Do ti shohim të gjitha bjeshkët Rugovës, të Decanit e Junikut

Organizimi do të jetë për 3 dëshira / mundësi të bjeshkatarëve

1. Vetëm deri te Liqenati i Kuçishtës 5 km (lartë - poshtë).
E përshtatshme për fillestarë. Te liqeni mund të bëni not dhe të
kënaqeni me bukuri.
2. Deri te Liqeni i Drelajve (extra 1 km).
E përshtatshme për fillestarë
3. Maja më e lartë në Rugovë Guri i Kuq 2522m - vetëm për të fortit.
Ata që e kanë bërë majën e Rrasës së Zogut të Dielen e kaluar
mund ta bjeshkojnë këtë maje pa problem.

Vendimin se cilin verzion doni ta bëni e vendosni gjatë ecjes, duke u bazuar në energjinë e juaj lartë te liqeni i parë.

I KENI 3 DITË PËR REZERVIMIN E VENDIT!

Nisja do te bëhet nga Prishtina në orën 0700 të mengjesit ndërsa te Patriarkana e Pejës (hyrja e Rugovës) do të jemi në orën 0915.

Mbathja DUHET të jetë me COKULLA (Pllanika) ose patika jo të rrafshta. Preferohen roba të lehta për ecje por edhe xhaketë kundër shiut dhe ndonjë duks gjatë zbritjes. Kush banë nuk kanë !

Për më shumë rreth çka duhet të merrni me veti ju lusim që të hyni në linkun e web faqes tonë:
http://hiking.njeri.net/rreth-nesh

Hiking Njeri i fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 çdo ditë nga ora 1000 e mengjesit deri në orën 2100.

Çmimi është 10 EU për përson për të gjithë të interesuarit e qyteteve të Kosovës. Pjesmarrja me veturë 5 EU për person.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË!

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

Tani, ejani dhe shijoni bukuritë e Rugovës !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë.

Comments