Aktivitetet

Hiking in Koshare

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 26 gusht do të organizoj

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 26 gusht do të organizojë ecjen për në bjeshkën legjendare të Kosharës, përkatësisht në majën Rrasa e Zogut 2305m në Botushë të Gjakovës / Junikut. Në këtë vend përrallor janë zhvilluar aktivitetet vendimtare gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Gjatë organizimit do të ecim përmes kësaj bjeshke ku perveq tjerash do të shohim edhe pjesët e Shqipërisë si Sylbicën dhe Shkëlzenin.

Në plan është që me autobus të arrihet deri te varrezat e deshmorëve të UÇK-së në Botushë dhe prej aty të ecet deri te stanet e bjeshkës së Botushës. Në atë vend do të formohet baza ndërsa pjesa tjeter e grupit (të fortit) do të vazhdojë edhe 1 orë më shumë ecje nga stanet deri te maja Rrasa e Zogut 2305m.

Nisja do të bëhet nga Prishtina te fushat e tenisit në Breg të Diellit / shkolla fillore Ismail Qemaili / para Lemontree orën 0700 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 2200.
Autobusi për të interesuarit nga Prizreni do të jetë te udhëkryqi për Gjakovë kah ora 0840 (me të interesuarit nga PZ do të komunikojmë për takim brenda qytetit). Do te kalojmë edhe në Gjakovë kah ora 0915 te Hotel Pashtriku.

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 20 km dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi të kombinuar mesatare nëpër shteg malor.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:

fshatin Botushë, varrezat e dëshmoreve të UÇK-se (një prej tyre Agim Ramadani), pylli i Kosharës, bjeshka e Botushës, Maja e Shkëlzenit, Maja e Rrases së Zogut, Gropën e Erenikut, Gjeravicën, bjeshkë të ndryshme të Junikut dhe Deçanit, dhe shumë te tjera.
Nga maja e Rrases së Zogut do të keni pamje mahnitëse 360 shkallëshe.

Mbathjet duhet të jenë COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme). Merrni jakne / duks pasi në bjeshkë moti ndryshon shumë

Merrni së paku një shishe 1 L ose 1.5 L me ujë me veti. Në këtë bjeshkë ka burime të ujit andaj nuk do te mbesim keq.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 viber.
Pjesmarrja 10 EU për person.

Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën me 25 gusht nga ora 10-20h.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti.

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve të bekuara në Botushë / Koshare / Rrasë të Zogut !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments