Aktivitetet

Hike & Swim in Brezovica

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 12 gusht do të organizojë "Hike and Swim"

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 12 gusht do të organizojë "Hike and Swim" për në liqenin e Brezovicës.
Pasi këto dite do të mbajë vapë, vendosëm që të ecim dhe notojmë në këtë liqe, i cili gjendet në mes të Brezovicës dhe Lybetenit.
Për të shkuar te liqeni do të kalojmë përmbi majën e Livadheve, i cili gjendet në 2500m lartësi mbidetare. Pasi këtë të Diele moti do të jetë me shumë diell, gjatë kthimit do të kënaqemi me perendimin përrallor të diellit në bjeshkët e Sharrit dhe Syrinikës.

Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 07:30 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 20:30. Bjeshkatarët nga Ferizaji mund ti marrim te Viva Fresh / Jysk në orën 08:15.

Gjatësia komplete e ecjes (ngjitje dhe zbritje) është rreth 15 km dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare por më e shkurtë. Prej fillimit ecja ka pjertësi me vështersi të ndryshme dhe do të bëhet nga Hotel Molika.
Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:

Ski qendrën në Brezovicë, majën e Priribregut, majën Guri i Zi, Lybetenin, majën Pashallore, Oshlakun, vargmalin e Sharrit, Bjeshkën e Syrinikës, Pashtrikun, Maqedoninë etj.

Pamjet nga maja e Livadheve janë spektakulare me 360 shkallë.

Pas pushtimit te Majës së Livadheve, të interesuarit do të vazhdojnë te liqeni i Livadheve (ne drejtim te Lybetenit) ndersa një grup mund të pret te maja derisa të kthehet grupi nga Liqeni. Ecja nga maja deri te liqeni zgjatë ekstra 30 minuta.
Liqeni ka thellesi nga 1 deri ne 5 metra andaj mund të shfrytëzohet për fllad veror. Nga liqeni do ta keni pamjen e madheshtore të Lybetenit dhe bjeshkeve tjera të Brezovices.

Veshmbathja DUHET të jetë me COKULLA (Pllanika) ose mbathje JO të rrafshët. Terreni prej fillimit është me pjertësi mesatare por i mbuluar me bari (në shteg me guraleca).

Merrni së paku 1.5 L (ose 3 x 0.5 L) uje me veti, ose e blejmë gjatë rrugës. Në bjeshkë ka burim të ujit por jo në maje dhe te liqeni.

Moti sipas prognozës do të jetë me diell dhe i ngrohtë POR mos harroni, në bjeshkë bëhet me fresket (5 gradë me pak) kështu që për cdo rast merrni duks / jakne. Kush banë nuk kanë.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 (viber).

Pjesmarrja për person 10 EU

Nisja nga Prishtina (fushat e tenisit / Lemontree ne Breg te Diellit) bëhet në orën 0730. Në Ferizaj do të jemi në orën 0815 te Viva Fresh / Jysk.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti.

Ejani dhe shijoni bukuritë spektakulare e bjeshkëve të Sharrit mes Brezovicës dhe Lybetenit.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

Comments