Aktivitetet

Sharr of Mushnikova

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, a jeni gati për aventurën e rradhës 2 in 1?

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

a jeni gati për aventurën e rradhës 2 in 1?

Ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Shtune më 21 korrik 2018 do të ngjitet në Sharrin e Mushnikovës / Prevallës, përkatësisht në 2 majet e saja madhështore Konjushka 2571m dhe Guri i Çamë 2438m.
Moti këtë të Shtune do të jetë me Maxx diell, arsyeja pse e kemi qitë në vend të së Dieles.

Në plan janë:
- ngjitja deri te burimet e degëve të lumit Bistrica (Lumbardhi) e Prizrenit,
- ngjitja deri te liqeni më i lartë malor në Kosovë 2410m, i njohur si liqeni i lartë i Sharrit ku do ta formojmë bazën për persona që kanë dëshirë ta kalojnë kohën aty.
-të fortit do ti ngjesin 2 majet mbi liqe, atë të Konjushkës 2571m dhe Gurin e Çamë 2438m, i cili dukshëm shihet nga Syrinika dhe Prevalla.

Kjo ecje karakterizohet me aventure tipike nëpër shteg, gurë, shkëmbinjë, përrocka, bari, chill në liqe dhe në fund, me pamje përrallore 360 shkallëshe nga 2 majet.
Vështërsia e kësaj ecje është mesatare me 18 km (ngjitje / zbritje) por më e shkurtë se 2 ecjet e fundit në Syrinikë (3 in 1) dhe Vjellak të Rugovës.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 (viber).
Regjistrimi bëhet çdo ditë nga ora 10 - 20h deri të Premten më 20 korrik përmes thirrjes / sms.

Nisja nga Prishtina (Lemontree ne Breg te Diellit, sh.f. Ismail Qemaili) bëhet në orën 0700. Te interesuarit nga Prizreni do ti marrim te Ura e Ralinit (në dalje të Prizrenit) te Marashi në orën 08:45-09:00).
Nese ka të interesuar nga Ferizaji, mund ti marrim rrugës te Viva Fresh / Jusk në 0740. Duhet të jenë së paku 8 persona.
Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti.

Pjesmarrja 10 EU për person
(5 EU për person për ata që vijnë me veturat e tyre)

Veshmbathja mund të jetë e lehtë POR merrni Pllanika ose Cokulla / duks / jakne kundër erës / shiut. Kush banë nuk kanë :)

Ejani dhe shijoni bukuritë e paharueshme të Sharrit të Prevallës / Mushnikovës.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM TA RUANI AMBIENTIN !

Comments