Aktivitetet

Hiking Shtupeq

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 15 korrik do të organizojë ecjen

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 15 korrik do të organizojë ecjen verore për në bjeshkën përrallore të Shtupeqit në Rugovë. Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë pasi pjesa më e madhe e ecjes do të bëhet nëpër shteg. Nëse gjithçka shkon sipas planit pas arritjes te Varri i Sykut, grupi i më të shpejtëve / fortëve do të ngjitet në Majën e Vjellakut 2014m mbi Shtupeq.

Pasi në Shtupeq kemi qenë me dhjetra herë por vetëm gjatë pranverës së hershme dhe vjeshtës, kjo do të jetë hera e parë mbas shumë viteve që këtu do të ecim gjatë verës. Shtupeqi momentalisht gufon nga natyra me plot lule, kafshë shtepiake, stane dhe pamje përrallore.

Nisja për në Rugovë do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit) në orën 07:00 të mengjesit, dhe kthimi (nëse gjithçka shkon mirë) kah ora 22:00. Bjeshkatarët nga Peja do ti marrim te Patriarkana e Pejës (hyrja në Rugovë) në orën 0915.

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 19 km (ngjitje/zbritje) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi të kombinuar mesatare nëpër shteg,
Nga maja e Vjellakut (për ata që do të vendosin të shkojnë) në pamje 360 shkalleshe, mund të shihet i tërë Dukagjini me të gjitha bjeshkët e Rugovës

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:

Gryken e Rugovës, Shtupeqin e vogël, Milishefcin, komplet Pejën, Rusolinë, Majën e Hasanit, varrin e Sykut, Shtedimin, Hajlën, Majën e Ujkut etj.

Mbathjet të jenë me COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme). Merrni jakne / duks pasi nëse shkoni në maje, mund të ju nevoitet. Kush banë nuk kanë !

Në këtë bjeshkë ka burime të ujit andaj s'do ta kemi problem. Për çdo rast, merrni së paku një shishe 1 L ujë me veti.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 (vetëm viber) çdo ditë nga ora 10 e mengjesit deri në orën 21. Pjesmarrja 10 EU për person.

Gjate rrugës do të ndalemi në njerën nga Supermarketet për furnizim. Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti. Ju rekomandojmë që ushqimin ta bleni një ditë përpara.

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve madhështore të Rugovës !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments