Aktivitetet

Hike and chill Mirusha

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Shtunë më 14 korrik do të organizojë ecjen

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Shtunë më 14 korrik do të organizojë ecjen e shkurtë për te liqenet dhe ujëvaret e Mirushës, përkatësisht te ujëvaret e ulëta nga 1-4.
Këtë te Shtune Hiking Njeri - Kosova Hiking Trips ka dëshirë qe t'ju lejojë më shumë kohë për freskim dhe pushim në krahasim me ecjet e zakonshme nëpër bjeshkë. Merrni veshjet për larje !

Nisja nga Prishtina bëhet në orën 0900 të mengjesit dhe kthimi kah ora 1900.

Gjatësia e ecjes është rreth 5 km dhe vështërsia e ecjes deri te Mirusha është e lehtë. Pjesa ku ecet nga liqeni 1 deri te i 4-ti është ecje me vështërsi mesatare deri në të vështirë pasi nevoitet vixhilencë gjatë ecjes nëpër shkembinjë dhe gurë.

Plani është të ecet deri te Liqeni i parë i Mirushës ku do të pushojmë rreth 30 - 45 minuta. Pastaj do të vazhdojmë te liqenet dhe ujëvaret e mësiperme. Ata që kanë deshirë të rrijnë te liqeni dhe ujëvarja e parë, mund ta kalojnë ditën aty deri sa të kthehemi.

Këtë të Diele parashikohet të mbaj mot i ngrohët dhe i kthjellët
Rekomandohet që mbathjet të jenë cokulla të lehta ose patika me bazë JO TE RRAFSHËT ! Kur te mbërrini te vendi mandej mund ti hiqni pa problem ato.
VINI RE, Mirusha është vend shkëmbor dhe shumë i rrëshqitshëm për ata që kanë mbathje të rrafshëta si "skejterka".

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 (viber), çdo ditë deri te Premtën nga ora 1000 e mengjesit deri në orën 2100.

Pjesmarrja 10 EU për person.

Nisja me autobus bëhet të Shtunën më 14 korrik në orën 0900 të mengjesit para Lemontree (si çdo herë, para fushave të tenisit) në Prishtinë. Të interesuarit mund ti marrim rrugës për në Fushë Kosovë dhe Komoran.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti.

Gjatë ecjes në gryken e Mirushës do te keni mundësi të shihni liqene, ujëvare, shpella. Gjatë pushimit mund të laheni në njërën nga liqenet.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË PËRPIKËT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0850 PR

I LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË!

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUALTË BJESHKATARIT !!!

Ejani dhe shijoni bukuritë e natyrës në Mirushë.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. Falemnderit për mirëkuptimin

Comments