Aktivitetet

Hiking Sredska 3 in 1

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 1 korrik 2018 do të ngjitet

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 1 korrik 2018 do të ngjitet në majën më të lartë në bjeshkën e Syrinikës, Muzhlakun / Oshlakun 2212m dhe do të vazhdojë për në "round trip" deri në bjeshkë të Sredskës. Në mesin e leshimit nga Muzhlaku / Oshlaku do të këndellemi te kënetat binjake për të vazhduar kah Sredska.

Nga livadhi me këneta, bjeshkatarët e fortë do ti vizitojnë edhe dy maje të tjera, Koxha Ballkanin 2043m dhe Buljecin. Kështu që këta do të bëjnë 3 in 1 ose 3 maje në një ditë. Të gjithë bjeshkatarët do të takohemi prap në bjeshkën e Pllanjanes.
Gjatësia komplete e ecjes është rreth 16 km dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi të lehtë / mesatare me plot avantura.

Kurrizi i malit të vetëm, Muzhlakut / Oshlakut është një ndër më të gjatit në bjeshkët e Kosovës. Pamjet nga maja janë 360 shkallëshe. Nga maja tjeter, Koxha Ballkani, do ti shohim gati të gjitha bjeshkët e Kosovës.
Maja e tretë, Gremina e Buljecit ka pamje spektakulare. Natyra e kësaj ane në përgjethsi është shumë e bujshme me pamje përrallore.

Prognoza po tregon se pas disa ditëve me shi, moti të Dielën me 1 korrik do të jetë shumë i kthjellët por i freskët me kushte fenomenale për hiking dhe pamje të paharrueshme.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 (viber).
Regjistrimi bëhet çdo ditë nga ora 10 - 20h deri të Shtunën më 30 qershor përmes thirrjes / sms.

Nisja nga Prishtina (Lemontree ne Breg te Diellit) bëhet në orën 0700. Te interesuarit nga Prizreni do ti marrim te Ura e Ralinit (në dalje të Prizrenit) te Marashi në orën 0900.
Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti.

Pjesmarrja 10 EU për person

Veshmbathja mund të jetë e lehtë POR merrni Pllanika ose Cokulla / duks / jakne kundër erës. Kush banë nuk kanë :)
Personat që vijnë me vetura duhet të llogarisin se nuk do të kthehemi te vendi i nisjes. Ecja do të bëhet nga një vend në vendin tjetër. Për ta pasur më lehtë, më mirë ejani me autobus / përndryshe shoferi i veturës duhet të rrijë me veturë.

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve të Syrinikës / Grykës (Sredskës) së Prizrenit / Sharrit.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM TA RUANI AMBIENTIN !

Comments