Aktivitetet

Gjini Beg 2610m

Përshëndetje hikera, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 24 qershor Hiking Njeri

Përshëndetje hikera,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 24 qershor Hiking Njeri do të organizojë për herë të parë ecjen me grup me të madh në majën madhështore të Gjini Begut 2610m.
Kjo maje është një ndër 5 majet më te larta të Kosovës dhe gjendet në Sharr, në kufi me Maqedoninë.
Pamjet nga Gjini Beg janë spektakulare!

Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit) në orën 0700 të mengjesit, dhe kthimi (nëse gjithçka shkon mirë) kah ora 2200. Në Prizren do të jemi JASHTË stacionit të autobusave (te rruga) kah ora 0830-0845.
Gjatësia komplete e ecjes (ngjitje zbritje) është rreth 17 km dhe hynë në ecje me vështërsi mesatare nëpër livadhe të pjerrëta.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:

Brodin, Gjini Begun, Tërpeznicën, Zllipotokun, Korabin, Sharrin më jugor të Kosovës si Qelepinën, Rudokën, Vracat, mandej Radikën, Koritnikun, Gjallicën, Majen e Titos etj.

Mbathjet duhet të jenë me COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme).

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin deri të Shtunën në ora 20:00 përmes telefonit 045 834 141 (viber) çdo ditë nga ora 10 e mengjesit deri në orën 20.

Pjesmarrja për person 10 EU

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË: 0650 PR (te fushat e tenisit në Breg të Diellit) dhe 0835 PZ (rruga para stacionit të autobusave).
PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti.

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve madhështore të Sharrit madhështor.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments