Aktivitetet

Hiking Maja e Bajrakut 2092m

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 3 qershor

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 3 qershor do të organizojë ecjen për në Majën e Bajrakut, e cila është e njohur edhe si Pashallore, Ostrovica, Ostërvica etj.

Kjo do të jetë hera e parë nga viti 2013 që Hiking Njeri do të organizojë ecje me grup në këtë bjeshkë.

Kjo maje gjendet në mes të bjeshkëve të Syrinikës së Shterpcës dhe Mushtishtit të Suharekës dhe kapë lartësinë prej 2092m. Si maje shihet nga Sharri i Brezovicës ndërsa skitarët e quajnë edhe si "Paramount Picture" për shkak të formës që i ngjan.

Ky rajon është i mbuluar me pisha / kleka dhe ka burime të ujit.
Vështërsia e ecjes deri në maje do të bëhet nëpër livadhe dhe kah gjysma e distancës, nëpër shkëmbinjë të kurrizit. Vështërsia e ecjes është mesatare me rreth 14 km komplet (lartë dhe poshtë). Në ecjen e fundit në këtë vend, në vitin 2013, shumica dërmuese e fillestareve patën arritë ta perfundojnë gjithë rutën pa problem. Kjo vlenë për ata që kanë COKULLA dhe Pllanika. Për ata me patika të thjeshta, ecja është më e vështirë.

Sipas gjeologëve, kjo bjeshkë është një ndër më të vjetrat në Kosovë andaj edhe dallojnë nga të tjerat si nga përbërja por edhe forma. Kjo bjeshkë është eksploatuar nga shumë fuqi botërore në luftën e parë dhe e dytë botërore andaj në kurriz të saj ende gjenden minierat që nga ajo kohë.

Hiking Njeri i fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 çdo ditë nga ora 1000 e mengjesit deri në orën 2100.

Çmimi është 10 EU për përson për të gjithë të interesuarit e qyteteve të Kosovës.

Nisja nga Prishtina do të bëhet në orën 0700 të mengjesit ndërsa për të interesuarit nga Ferizaji do të jemi në orën 0740 para Viva Fresh / Jysk.

Pamjet nga Maja e Pashallorës janë 360 shkallëshe ku mund ta shihni bukvalisht tërë Kosovën. Do të jemi para Sharrit me pamje 4K!

Mbathja DUHET të jetë me COKULLA (Pllanika). Preferohen roba të lehta për ecje por edhe xhaketë kundër shiut dhe ndonjë duks gjatë zbritjes. Kush banë nuk kanë !

Për më shumë rreth çka duhet të merrni me veti ju lusim që të hyni në linkun e web faqes tonë:
http://hiking.njeri.net/rreth-nesh

I LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË!

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUALTË BJESHKATARIT.

Tash ejani dhe shijoni bukuritë e Syrinikës & Mushtishtit !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë.

 

Comments