Aktivitetet

HNJ in Rugova and Radafc

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresojmë që të gjithë jeni mirë !! Pas një pauze disa javëshe për shkak të festave të 1 majit por edhe motit jo të përshtatshëm,

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresojmë që të gjithë jeni mirë !!

Pas një pauze disa javëshe për shkak të festave të 1 majit por edhe motit jo të përshtatshëm, Hiking Njeri, këtë të Diele do të organizojë ecjen e përvjetshme në majën e Dromodolit, në Hajlën e Shkrelit, në Rugovë. 

Sikurse disa viteve të fundit në këtë periudhë, edhe këtë do ta fillojmë me vizitën te Ujëvaret e Radavcit për ta parë si është situata me rrjedhjen e ujit, shpellën e Radavcit (ata që kanë deshirë) dhe për të bërë foto të paharrueshme. Pastaj do të vazhdojmë në Bogë, ku do ta bëjmë nisjen për në natyrën përrallore të Rugovës.
Si pikësynim do ta kemi pushtimin e Majës Dromodol, e cila gjendet në kufi me Malin e Zi. 

Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 07:00 të mengjesit, ndalesa te Jora / Komoran në 0730, dhe për bjeshkatarët nga Peja (duke shkuar për në Radafc) në orën 09:00 te rrethi i Pejës (në hyrje nga Prishtina).

Gjatësia e ecjes në Bogë/ Hajla e Shkrelit është rreth 14 km (pa pjertësinë e Dromodolit) dhe hynë në kategorinë e ecjeve të lehta / mesatare e përshtatshme edhe për fillestarë. Ata që kanë mundësi do të ecin deri në maje ekstra 1 km (një drejtim) në pjertësi deri te Dromodoli. 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: Grykën e Rugovës, fshatrat deri në Bogë, bjeshkë të ndryshme rreth fshatit Bogë, bjeshkën e Liqenatit në largësi, burimin, ujëvaret dhe shpellën në Radavc etj. Pamjet nga Maja janë spektakulare !

Mbathjet mund të jenë me COKULLA (Pllanika) ose të përshtatshme për ecje malore, preferohen rroba të lehta për ecje por edhe xhaketë kunder shiut (dhe ndonjë duks). Kush banë nuk kanë :)

Për më shumë rreth çka duhet të merrni me veti ju lusim që të hyni në linkun e web faqes tonë: 
http://hiking.njeri.net/rreth-nesh

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 (viber) çdo ditë nga ora 10:00 e mengjesit deri në orën 2100. Rezervimet bëhen përmes telefonit ndërsa pagesa prej 10 EU në autobus.

Për të shkuar në Rugovë, autobusi do të niset nga Prishtina (Lemontree në Breg te Diellit) në orën 07:00 (fiks). Do të ndalemi shkurtimisht për të blerë gjësende të nëvojshme te Jora / Komoran. Pejanët duhet ta pregadisin / blejnë ushqimin paraprakisht pasi ata vetëm do ti marrim te rrethi në hyrje të Pejës.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË!
OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUALTË BJESHKATARIT.

Ejani dhe shijoni bukuritë e Rugovës dhe Radafcit ! 

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë !! 

Comments