Aktivitetet

Adventure at Big Vraca

Përshëndetje hikera, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 22 prill do të organizoj për herë të parë ecjen me grup

Përshëndetje hikera,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 22 prill do të organizoj për herë të parë ecjen me grup për në majën e Vraces së Madhe 2585m.
Vraca e madhe është një ndër 2 majet më jugore të Sharrit dhe Kosovës, dhe gjendet në kufi me Maqedoninë, karshi Gostivarit. Nën Vracë gjenden Shutmani dhe Radika, vendi legjendar i Hajredin Pashës.
Pamjet nga Vraca janë Spektakulare, e sidomos ditën me diell që sipas prognozës thuhet se do të jetë këtë të Diele. 

Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit) në orën 0700 të mengjesit, dhe kthimi (nëse gjithçka shkon mirë) kah ora 2200. Në Prizren do të jemi PARA stacionit të autobusave kah ora 0830-0845.
Ecjen do ta fillojmë nga hotel Arxhena në Brod.

Gjatësia komplete e ecjes (ngjitje zbritje) është rreth 18 km 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:

Brodin, Zllipotokun, Korabin, Sharrin më jugor të Kosovës si Qelepinën, Rudokën, Vracat mandej Radikën, Koritnikun, Gjallicën, Majen e Titos, Gostivarin, Tetoven etj. 

Mbathjet duhet të jenë me COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme). 

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin deri të Shtunën në ora 20:00 përmes telefonit 045 834 141 (viber) çdo ditë nga ora 10 e mengjesit deri në orën 20.

Pjesmarrja për person 10 EU

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË: 0650 PR dhe 0835 PZ (rruga para stacionit të autobusave).
PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti. 

Ejani dhe shijoni dimrin dhe bukuritë e bjeshkëve madhështore të Sharrit jugor.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments