Aktivitetet

Hiking white Lybeten

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë, ju informojmë se Hiking Njeri të Shtunën më 14 prill do të organizojë ecjen për në bjeshkën madhështore të Lybetenit

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë,

ju informojmë se Hiking Njeri të Shtunën më 14 prill do të organizojë ecjen për në bjeshkën madhështore të Lybetenit, përkatësisht në majën e tij prej 2498 m. 

Kjo do të jetë hera e parë mbas shumë viteve që Hiking Njeri e organizon ecjen në Lybeten me borë. Natyrisht, borë do të ketë vetëm në pjesën e epërme të bjeshkës pasi poshtë terreni është i thatë. 

Plani është që të formohet baza te qafa e Lybetenit për bjeshkatarët që kanë dëshirë të ndalen NDËRSA të tjerët mund të vazhdojnë deri te maja. 

Pamjet nga Lybeteni janë spektakulare !

Organizimin po e bëjmë të Shtunën me 14 prill pasi do të jetë mot me DIELL në krahasim me të Dielen ku prognoza po thot se moti do të jetë me shi dhe me mundësi të vetëtimave. 

Nisja do të bëhet nga Prishtina të Shtunën në orën 07:00 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 21:00.

Gjatësia e ecjes është rreth 16 km dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare.
Prej fillimit të ecjes e deri te qafa e Lybetenit ecja është e lehtë dhe nëpër shteg. Prej qafës e deri te maja ecja fillon të bëhet në terren më të pjerret por sapo të arrihet në kurriz të bjeshkës, gjithcka do të shkojë më lehtë me 360 shkallë pamje mbresëlënëse. 

Maja e Lybetenit (i njohur në mesjetë si Mont Argentera) është maja e parë në vargmalin e Sharrit, i cili vazhdon deri në Vracën e Vogël në pjesën më jugore të Dragashit. 
Moti këtë të Shtune thuhet se do të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë. Merrni kremë kundër diellit !

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: 
Bjeshkën e Lubotenit, Gjolin e Livadheve, vargmalet rreth Lybetenit, Ferizajin, Brezovicën, Shkupin, bjeshkët e Jezercit, bjeshkët e Syrinikës, Majën e Piribregut, Rrafshin e Kosovës dhe më shumë. 
E tërë Kosova dhe një pjesë e madhe e Maqedonisë mund të shihet nga Lybeteni. 
Në mot shumë të kthjellet nga kjo maje mund të shihet edhe Selaniku i Greqisë!

Veshmbathja DUHET të jetë me COKULLA (Pllanika). 
DUHET gjithsesi të keni jakne kundër ERËS ose SHIUT dhe të mbani duks me veti. 

Kjo bjeshkë ka burim të ujit afër qafës së saj por preferohet blerja e së paku 1.5 L ose 3 X 0.5 L. 

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 (viber), 044 205 236 (viber) dhe 049 601 007 (viber) deri më datën 13 prill (e Premte) në orën 19:00.

Pjesmarrja 10 EU për person.

Për të shkuar në Lybeten autobusi do të drejtohet nga Prishtina (nisja në 07:00) në drejtim te Tetovës por do të ndalet në Ferizaj (Viva Fresh / Jysk) në orën 0750. Të interesuarit nga Ferizaji mund të na bashkangjiten nëse i rezervojnë vendet përmes telefonave të lartecekura. 

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti. 

Ejani dhe shijoni bukuritë e Lybetenit te bardhë madhështor me Hiking Njerin !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri Team

p.s. OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. Falemnderit për mirekuptimin :)

Comments