Aktivitetet

Adventure Restelica peak

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë, me ngrohjen e motit, Hiking Njeri planifikon që këtë të Diele me 1 prill 2018 të

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë,

me ngrohjen e motit, Hiking Njeri planifikon që këtë të Diele me 8 prill 2018 të organizojë ecje në bjeshkën e Restelicës, respektivisht në njërën nga majet e saja, "Kulla e Gurit të Zi" në lartësi 2117m ose "Abdaf" 2155m. Se cilën do ta pushtojmë varet nga kushtet e terrenit ditën e Diele. Restelica ka shumë maje dhe shumica kanë vlera të përaferta të lartësisë. 
Është hera e parë që nga pranvera e vitit 2015 që do ta vizitojmë bjeshkën e Restelicës anipse disa herë kemi qenë në Zllipotok nga Restelica.

Pamjet nga majet janë spektakulare dhe 360 shkallëshe ku mund ta shohim Korabin, Sharrin jugor, Radikën, Gjallicën, Koritnikun, fshatin Restelicë etj. Gjithashtu, do të përjetoni jetën e bjeshkës në fshatin më jugor të Kosovës, i cili njëashtu gjendet në 1550 m lartësi mbidetare. 
Moti këtë weekend në bjeshkë të Sharrit do të jetë më i ngrohët se ditët e fundit.

Nisja e Hiking Njerit do të bëhet nga Prishtina në orën 07:00 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 2130. Në Prizren do të jemi PARA stacionit të autobusave (te rruga kryesore) në orën 0845. Numri kontaktues për bjeshkatarët nga Prizreni 044 205 236 Festimi.

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 16 km (ngjitje dhe zbritje) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare nëpër shteg të mbuluar me borë.

Mbathjet duhet të jenë COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme) Veshja të jetë si në kushte dimri anipse gjatë ngjitjes ecja do të bëhet me rroba të lehta. 
Në këtë bjeshkë ka ujë por merrni nga nje shishe të mbushun me veti

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 (viber) dhe 044 205 236 (viber).

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKTË (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0650 PR dhe PZ 0840. PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ejani dhe shijoni bukuritë e Restelicës në Sharrin më jugor të Kosovës!

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !! 
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments