Aktivitetet

Adventure at Guri i Zi 2536m

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresoj që të gjithë jeni mirë !! Sikurse në ecjet legjendare të dimrave 2016 dhe 2017, edhe këtë dimër Hiking Njeri do ta

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresoj që të gjithë jeni mirë !!

Sikurse në ecjet legjendare të dimrave 2016 dhe 2017, edhe këtë dimër Hiking Njeri do ta organizojë ecjen për në majen me pamje të paharrueshme, Gurin e Zi 2536m në Sharrin e Brezovicës. 

Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 07:00 të mengjesit, ndalesa për bjeshkatarët nga Ferizaji në orën 07:40 dhe kthimi (nëse gjithçka shkon mirë) kah ora 19:00.

Gjatësia e ecjes është rreth 10 km (komplet ecje nalt e poshtë pa gjatësinë e teleferikave) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare. Sipas shumcës së pjesmarrësve të mëparshëm në këte maje, kjo ecje hynë në një ndër ecjet më të bukura të vitit. 

Plani është që të shfrytëzohet teleferiku, i cili do të na i shkurtojë rreth 2 orë ecje gjatë ngjitjes. Teleferiku do të fillojë me punë në orën 0900 të mengjesit kështu që për 15 minuta do të jemi në maje të saj. Vozitja me teleferik bën 3 EU për person. Prej majës së teleferikut do të kemi edhe rreth 2.5 orë ecje deri në majën më të lartë në Brezovicë, Gurin e Zi 2536m. 
Gjatë zbritjes (nëse gjithcka shkon mirë), mund ta zëmë liftin para mbylljes në orën 15:00 për të na zbritur deri poshtë. Përndryshe zbritjen sipas dëshirës mund ta bëjmë edhe në këmbë. 

Këtë vit kemi edhe opsionin për të mos e shfrytëzuar teleferikun as gjatë ngjitjes. Nëse një numër i konsiderueshëm i bjeshkatarëve ka dëshirë që mos ta shfrytezojë atë, grupi mund të ece deri në maje me përcjelljen e një guide. Natyrisht se ky grup do të arrijë në maje me 1 orë e gjysmë vonesë. Zbritjen edhe ky grup mund ta bëjë me lift pa pagese nëse gjatë kthimit mbërrijnë te teleferiku para orës 15h.

Me neve gjatë ngjitjes do të jenë edhe disa nga skitarët dhe snowborderët e organizatës SNOWNJERI. 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: 

Ski qendrën në Brezovicë, Sharrin e lartë rreth saj me majet si: Piribregun, Majën e Livadheve, Lubotenin, Pashallorën, Oshlakun, Majen e Liqeneve - Jezerskin, Gropën e Zonës (vendi ku profesionistët e Snownjerit e preferojnë për lëshim), Përrockën e Durllovit etj. 

Mbathja DUHET të jetë me COKULLA (Pllanika), preferohen roba të skijimit, doreza, kapela dimri, syza. 

Ushqimin dhe ujin e bëni gati një ditë përpara pasi do të nisemi shumë heret dhe në atë kohë asgjë nuk punon. 

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 viber dhe 044 205 236 viber çdo ditë nga ora 10:00 e mengjesit deri në orën 20:00.

Pjesmarrja 10 EU për person 
(5 EU për person per ata që na bashkangjiten me vetura të tyre). 
Vini re, hyrja në Brezovicë është 1 EU për person e që paguhet te rampa / laura, personit te ndalesa. 

Për të shkuar në Brezovicë autobusi do të niset nga Prishtina (Lemontree në Breg te Diellit) në orën 07:00, përmes Ferizajit në orën 07:40 te Viva Fresh / Jysk, dhe do të ndalet te parkingu i ski qendrës në Brezovicë kah ora 09:00. 

LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 06:50 PR, 07:30 FR DHE PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI. 

Ejani dhe shijojeni hikingun e paharrueshem ne Gurin e Zi !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. Falemnderit për mirekuptimin :)

Comments