Aktivitetet

Maja Kunorave Pashtrik

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 24 dhjetor do

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 28 janar do të organizojë ecjen e parë në një ndër majat më së paku të vizituara në Kosovë, "Maja e Kunorave". Kjo maje gjendet në Komunën e Gjakovës, në kufi me Shqipërinë dhe afër Pashtrikut. Nga Maja mund te shihet një peisazh 360 shkallësh, nga e cila gjysma është kah Shqipëria dhe gjysma tjetër kah Kosova.

Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit) në 07:00 ndërsa kthimi nëse gjithcka shkon mirë rreth orës 2200.

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 13 km (ngjitje/zbritje) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi të kombinuar mesatare nëpër shteg malor.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:
Pashtrikun, pjesë të gjëra të Shqipërisë Veriore, fshatin Vllahne, Bjeshkët e Nemuna, Rrafshin e Dukagjinit, Gjakovën, fshatra të ndryshme etj. 

Mbathjet duhet të jenë me COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme). Merrni jakne të dimrit (më të trashë) pasi në bjeshkë moti ndryshon shumë. 
DUHET per çdo rast të keni llampë / dritë / ndriqim nga telefoni, pasi tash dita shkurtohet.

Merrni së paku 1 L ujë me veti.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonave: 045 834 141 (viber) dhe 044 205 236 (viber).

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË: 0650 

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti.

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve madhështore të Gjakovës / Shqipërisë në ecjen e fundit të vitit 2017!

Mos harroni, gjatë ecjes ju e mësoni Kosovën e panjohur, i bëni mirë trupit dhe mendjes, bëni shoqëri të reja, bëni fotografi të paharrueshme, dhe shumë tjera.
Mbusheni jetën me eksperienca !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments