Aktivitetet

Hiking Zllipotok in Brod

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 10 dhjetor

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 10 dhjetor do të organizoj ecjen për në majën e Zllipotokut 2292m në mes të bjeshkës së Brodit dhe Restelicës në Dragash.

Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit) në orën 0630 të mengjesit, dhe kthimi (nëse gjithçka shkon mirë) kah ora 2200. Në Prizren do të jemi PARA stacionit të autobusave kah ora 0830-0845.
Ecjen do ta fillojmë nga hotel Arxhena në Brod.

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 10 km (ngjitje/zbritje me lift, 14 pa lift) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi të kombinuar mesatare nëpër shteg malor me borë. 

Ky organizim do te bëhet në bashkëpunim me organizatën si-motër "Snownjeri" pasi skitarët e tyre do ta shfrytezojnë skiliftin për skijim.
Këtë weekend do të bëhet hapja e ski qendrës Arxhena në Brod andaj ata që kanë dëshire të skijojnë, mund ta bëjnë atë në vend të hikingut.

Bjeshkatarët që kanë dëshirë ta shkurtojnë ecjen e pjerrët në fillim mund ta shfrytëzojnë teleferikun, kështu që ecja do te jetë më e shkurtër/lehtë. Zbritjen, pas ecjes deri te maja e Zllipotokut gjithashtu mund ta bëjmë me teleferik. 
E gjitha do të varet nga dëshira e bjeshkatarëve, të cilët kanë dëshirë vetëm të ecin ose ta kombinojnë me teleferik. 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:

Restelicën, Zllipotokun, Korabin, Sharrin më jugor të Kosovës si Qelepinën, Rudokën, Vracat mandej Radikën, Koritnikun, Gjallicën, Majen e Titos etj. 

Mbathjet duhet të jenë me COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme). Merrni jakne si të dimrit (më të trashë) pasi në bjeshkë moti është shumë më i ftohtë.
DUHET per çdo rast të keni llampë / dritë / ndriqim nga telefoni, pasi tash dita është më e shkurtër.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin deri të Shtunën në ora 20:00 përmes telefonit 045 834 141 (viber) dhe 044 205236 (viber) çdo ditë nga ora 10 e mengjesit deri në orën 21.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË: 0625 PR dhe 0825 PZ (rruga para stacionit të autobusave).
PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti. 

Ejani dhe shijoni dimrin dhe bukuritë e bjeshkëve madhështore të Sharrit jugor.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments