Aktivitetet

Adventure in Strellc Mountain

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojme se këtë të Shtunen më 25 nëntor do të organizojmë ecje në bjeshkën madhështore të Strellcit në komunë të Deçanit.


Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojme se këtë të Shtunen më 25 nëntor do të organizojmë ecje në bjeshkën madhështore të Strellcit në komunë të Deçanit. 
Në plan është të ngjitemi te stanet e bjeshkës ndërsa ata që janë më të shpejtit dhe të fortit do të ngjiten deri te maja a tij. Bjeshkataret edhe më të fortë mund të ngjiten edhe te maja e Bellesë që gjendet afër atij të Strellcit.
Herën e fundit që pushtuam këto 2 maje me grup ishte para 2 viteve, në nëntor 2015.
Ecja komplete (naltë e poshtë) e aktivitetit është 20 km për ata që ecin deri te dy majet ndërsa 16 km për ata që ngjiten deri te stanet.
Shumica e ecjes do të bëhet në shteg të gjerë.

Nisja te Shtunen do të bëhet nga Prishtina në orën 06:30 të mengjesit, dhe kthimi në PR (nëse gjithçka shkon mirë) do të bëhet kah ora 22:30. 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: fshatin Strellc, malet e ketij fshati, stanishtën e Strellcit, Majën e Strellcit / Bellesë, Majën e Veternikut, Milishefcit / Çverlës, Gjeravicën, Bjeshkën e madhe, Bjeshkët e Junikut dhe Deçanit, Rrafshin e Dukagjinit, liqenin e Radoniqit etj.
Pamjet nga Stanishtja e Strellcit dhe Maja janë spektakulare !
Prognoza po tregon se do të kemi mot me diell !

Mbathjet të jenë me COKULLA (Pllanika) dhe të përshtatshme për ecje malore në disa vende me borë e pak baltë. 

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045834141 (viber) dhe 044205236 çdo ditë nga ora 10:00 e mengjesit deri në orën 21:00, të Premten më 24 nëntor deri rrafsh në orën 21:00. 
VINI RE, lista mund të mbyllet edhe më heret andaj mos e leni në orët e fundit. Rezervimet bëhen përmes telefonit ndërsa pagesa në autobus.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjës e paguan secili për veti. 

Pasi ditët po shkurtohen dukshëm, ju lusim që të bleni nga një llampë drite dore / koke. Kishte në Jumbo dhe kushtonin ka 2-3 EU.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË!

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUALTË BJESHKATARIT.

Pjesemarrja 10 EU për person

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve të Deçanit ! 

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. 

Disa të mira të Hikingut:
E mësoni Kosovën (njiheni me bjeshkët e Kosovës) 
I bëni mirë trupit dhe mendjes
Do të bëni shoqëri te re duke e zgjeruar rrjetin
Do të bëni fotografi të paharrueshme
Ndoshta do ta gjeni edhe fatin e jetës :)

Comments