Aktivitetet

Hiking Koshutan of Rugova

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, këtë të Shtunë do të shkojmë në bjeshkën përrallore të

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

këtë të Shtunë do të shkojmë në bjeshkën përrallore të Rugovës, Koshutan !
I keni 3 ditë për rezervime kështu që pas 1 weekendi pauze do të jemi serish aktiv me ecje. 

Për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen këtë të Diele por edhe kushteve të papërshtatshme të motit atë ditë, organizata jonë do të organizoje ecje në bjeshkën e Koshutanit në Rugovë këtë të Shtune më 18 nëntor.
Prognoza po tregon se do të kemi mot me diell !

Nisja do te bëhet nga Prishtina në orën 07:00 të mengjesit, dhe kthimi në PR (nëse gjithçka shkon mirë) do të bëhet kah ora 21:30. 

Gjatësia komplete e ecjes nga Koshutani deri në Hajle të Vranocit është rreth 13 km dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështersi mesatare. 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: Grykën e Rugovës, fshatrat deri në Koshutan, bjeshkë të ndryshme rreth Hajles, bjeshkën e Liqenatit në largësi etj. Nëse terreni në lartësi do të jetë pa borë do të kemi mundesi ta shohim një pjesë të Malit të Zi. 

Mbathjet të jenë me COKULLA (Pllanika) dhe të përshtatshme për ecje malore në disa vende me borë. 

Për më shumë rreth çka duhet të merrni me veti ju lusim që të hyni në linkun e web faqes tonë: 
http://hiking.njeri.net/rreth-nesh

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045834141 (viber) dhe 044205236 çdo ditë nga ora 10:00 e mengjesit deri në orën 21:00. Rezervimet bëhen përmes telefonit ndërsa pagesa në autobus.

Për të shkuar në Rugovë, autobusi do të niset nga Prishtina (Lemontree në Breg te Diellit) në orën 0700 (fiks). Për të interesuarit nga Peja do të jemi te Patriarkana e Pejës (hyrja ne Rugovë / dalja nga Peja) në orën 09:15 - 09:30

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjës e paguan secili për veti. 

I LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË!

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUALTË BJESHKATARIT.

Pjesemarrja 10 EU për person

Ejani dhe shijoni bukuritë e Rugovës ! 

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. 

Comments