Aktivitetet

Hiking Sredska Mountains PZ

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 5 nentor 2017 do të organizojë ecjen për në bjeshkët e Sredskës në Prizren. Në plan është pushtimi i Majës Buljec dhe Majës në gjysmën e ulët të Oshlakut nga e cila do të kemi pamje spektakulare 360 shkallëshe.

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 5 nentor 2017 do të organizojë ecjen për në bjeshkët e Sredskës në Prizren. Në plan është pushtimi i Majës Buljec dhe Majës në gjysmën e ulët të Oshlakut nga e cila do të kemi pamje spektakulare 360 shkallëshe.

Nisja nga Prishtina do të bëhet në orën 0700 të mengjesit ndërsa nga Prizreni në 0845. Kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 2130.

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 15 km dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare nëpër shteg.

Kjo maje gjendet e kthyer kah lindja dhe nuk ka borë në krahasim me pjeset tjera të Sharrit.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: 
gryken e Prizrenit, fshatrat e Sredskës, Oshlakun, Koxha Ballkanin, pjesën e bukur të Sharrit (Maja e Zezë, Kobilica, Treskaveci, Vërtopi etj), Pashtrikun, Koritnikun, një pjesë të Prizrenit etj.
Mbathjet DUHET të jenë Pllanika / Cokulla ose mbathje JO e rrafshët. Merrni jakne kundër ERËS / më të ngrohtë.

ME RËNDËSI:
Merrni së paku 1 L (ose 3 x 0.5 L) ujë me veti, ose e blejmë gjatë rrugës. Nën Majën Buljec ka burim të ujit.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 (viber) dhe 044 205 236 (viber).

Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën me 4 nëntor nga ora 1000 - 2200 përmes telefonave.

Nisja nga Prishtina (Fushat e tenisit në Breg te Diellit), bëhet në orën 0700. 
Në Prizren te ura në dalje kah Brezovica do të jemi në orën 0845-0900. 
I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0650 PR dhe PZ 0840. PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti. 

I lusim pjesmarrësit që të marrin nga një llampë, ndriqim, battery bank pasi ditët po shkurtohen. Gjatë kthimit, anipse nëpër shteg, ju nevoitet ndriqimi në rast të territ. 

Pjesmarrja 10 EU për person

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkës madhështore të Prizrenit !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

Comments