Aktivitetet

Hiking vjeshta në Kamenicë

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri, të Shtunën më 21 tetor, do të organizojë ecjen për në malet mahnitese të Gollakut / Gallapit në Kamenicë.

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri, të Shtunën më 21 tetor, do të organizojë ecjen për në malet mahnitese të Gollakut / Gallapit në Kamenicë. 
Gjatë kësaj ecje keni rastin ti përjetoni ngjyrat e bukura të vjeshtës në këtë pjesë mbresëlënëse të Kosovës lindore. Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë pasi pjesa më e madhe do të bëhet nëpër shteg dhe livadhe. Planifikojmë ti vizitojmë fshatrat e Feriqevës, Gmicës, Gjyrishefcit dheTuxhefcit.
Te Dielen me 22 tetor janë zgjedhjet andaj kemi vendose që për këtë ecje të shkojmë të Shtunën. 

Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit) në orën 07:30 të mengjesit, dhe kthimi (nëse gjithçka shkon mirë) kah ora 20:00. 

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 14 km dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi të kombinuar të lehtë / rrallë mesatare nëpër shteg dhe livadhe. 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:

pyje, male, livadhe, ngjyra te bukura të vjeshtës në fshatrat e Kamenicës / Gallapit. 

Moti të Shtunën më 21 tetor do të jetë me Maxx diell dhe temperaturë ideale kështu që në kësi raste pamjet janë mahnitëse. 

Mbathjet të jenë me COKULLA / Pllanika (diçka të ngjajshme) ose mbathje jo të rrafshët. Gjithashtu, jakne, duks, ekstra maicë, çantë shpine.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 (viber) dhe 044 205 236 (viber) çdo ditë nga ora 10 e mengjesit deri në orën 22.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË: 0720 PR.
PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti. Ju rekomandojmë që ushqimin ta bleni një ditë përpara. Merrni së paku 1 L ujë.

Pjesmarrja 10 EU për person

Ejani dhe shijoni ngjyrat e vjeshtës në malet përrallore të Gallapit të Kamenicës !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments