Aktivitetet

Hiking koritnik 2395m

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 15 tetor do të organizoj ecjen për në Majën madhështore të Koritnikut 2395m

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 15 tetor do të organizoj ecjen për në Majën madhështore të Koritnikut 2395m në komunën e Dragashit. E njohur edhe si Maja e Pikëllimës kjo maje qendron si e vetme dhe gjendet në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Koritniku thuhet se ka qenë mal vullkanik, i cili ende e ka kraterin në mes. I shuar si vullkan para shumë miliona viteve kjo bjeshkë ka pamje kah Kukësi, Gjallica, liqeni i Fierzës, Pashtriku, Prizreni dhe Sharri jugor.
Pamjet nga kurrizi dhe maja e Koritnikut janë spektakulare. 

Nisja nga Prishtina dhe Ferizaji do të bëhet në orën 0700 të mengjesit, nga Prizreni ne 0845 ndersa kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 2200.

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 20 km dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare nëpër shteg. 
Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: 

Opojën, Dragashin, fshatrat e ndryshme në Gorë, rrugën e kombit, liqenin e Fierzës, Gjallicën, Korabin, Pashtrikun, Prizrenin, Hasin etj. 
Mbathjet DUHET të jenë Pllanika / Cokulla ose mbathje JO e rrafshët. Merrni jakne kundër ERËS / me te ngrohtë, bjeshkës nuk i dihet anipse thuhet se do të jetë me diell deri ne 15 grade celcius. 

ME RËNDËSI:
Merrni së paku 1.5 L (ose 3 x 0.5 L) uje me veti, ose e blejmë gjatë rrugës. Në Koritnik kah do te ecim nuk ka burime të ujit !

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 (viber) dhe 044 205 236 (viber).

Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën me 14 tetor nga ora 1000 - 2200 permes telefonave.

Nisja nga Prishtina (Fushat e tenisit në Breg te Diellit), bëhet në orën 0700. Në Ferizaj do të jemi në orën 0700 te Viva Fresh / Jysk. Duhet të jenë së paku 8 persona.
(problemi me bjeshkatarët nga Ferizaji po qëndron se pas rezervimeve, në ditën e fundit po na i anulojnë me shumicë ecjet, duke i marre në qafë edhe ata që në të vërtete duan të ecin. Duhet te jene minimum 8 persona nga Ferizaji. Ju falemnderit për mirëkuptimin)
Nëse ka të interesuar nga Prizreni, ata do ti marrim PARA stacionit të autobusave në Prizren (te rampa / rruga kryesore) në orën 0845. 

Pjesëmarrja 10 EU për person

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0650 PR, 0650 FR dhe PZ 0840. PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti. 

I lusim pjesmarrësit që të marrin nga një llampë, ndriqim, battery bank pasi ditët po shkurtohen. Gjatë kthimit, anipse nëpër shteg, ju nevoitet ndriqimi në rast të territ. 

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkës madhështore të Koritnikut !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !


Comments