Aktivitetet

Majestic Hike to Skarpa 2474m

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 24 shtator do të organizojë ecjen

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 24 shtator do të organizojë ecjen për në bjeshkën e Opojës, përkatësisht në majën dhe liqenet e Skarpa 2474m.
Kjo maje gjendet në Sharrin e Dragashit, mbi disa fshatra si Blaq, Bresanë dhe Zaplluxhë. Në kuadër të majeve Skarpa dhe Karanikolla gjenden edhe liqenet e saja, i Ziu dhe i Bardhi (i madhi dhe i vogli), gjithashtu të njohura si liqenet e Tetovës.

Në plan është të arrihet deri te maja 2474m dhe të krijohet baza ndërsa të tjerët që kanë dëshirë dhe mundësi, të zbresin deri te liqenet në anën tjetër të majës. 

Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 07:00 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 22.
Te interesuarit qe vijnë nga Ferizaji do ti marrim si zakonisht te Viva Fresh / Jysk në orën 07:00, ndërsa në Prizren do të jemi PARA stacionit ta autobusave (te rampa) ne orën 08:45-09:00.
Gjatësia komplete e ecjes është rreth 14 km (ngjitje dhe zbritje) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi të lehtë / mesatare nëpër shteg të gjerë me guraleca deri në maje. 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: 

Komplet Opojën me majet e saja si Vërtopin, Karanikollën, Skarpën, Majën e Begut, të gjitha fshatrat e Opojës, Gurin e Zi të Opojës, Koritnikun, Pashtrikun, Cvilenin, liqenet e Skarpës etj.
Pamjet nga maja e Skarpës janë 360 shkallëshe. 

Mbathjet mund të jenë me COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme) por dhe patika të thjeshta (jo skejterka te rrafshëta). Merrni jakne më të trasha pasi në maje frynë nganjëhere shumë. 

Merrni së paku një shishe 1 L ose 1.5 L me ujë me veti. Në këtë bjeshkë ka burime por jo nga ku do të fillojmë. Kush banë nuk kanë.

Moti sipas prognozës do të jetë me diell POR mos harroni, në bjeshkë bëhet më fresket (5 gradë me pak se në qytete).

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 (viber) dhe 044 205 236 (viber).

Pjesëmarrja 10 EU për person

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKTË (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0650 PR, 0650 FR dhe PZ 0840. PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti. 
Për ti përkrahur bizneset e vogla do të ndalemi në markete të vogla, e sidomos në fshatrat e Opojës. Ju që keni preferenca tjera, ushqimin dhe pijet mund ti bleni paraprakisht një ditë përpara në qytetet e juaja. 

Ejani dhe shijoni bukuritë e Opojës !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !! 
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments