Aktivitetet

Hiking Qelepina & Trapeznica

Përshëndetje hikerat më të fortë ! ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 17 shtator do të organizojë një ecje speciale në bjeshkët e Brodit, Dragash. Në plan është pushtimi i Majës Qelepina e Madhe 2554m, një ndër majet më së paku të vizituara

Përshëndetje hikerat më të fortë !

ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 17 shtator do të organizojë një ecje speciale në bjeshkët e Brodit, Dragash. Në plan është pushtimi i Majës Qelepina e Madhe 2554m, një ndër majet më së paku të vizituara në Kosovë. 
Gjithashtu, pasi ta pushtojmë këtë maje, (ata që munden) do ti pushtojmë edhe dy majet tjera, Qelepina e Vogël 2534m dhe Trapeznicën 2610 m, të cilat gjenden afër Qelepinës së Madhe.
Ky do të jetë rast i rrallë që të pushtohen 3 maje të larta me grup në një ditë!

Pamjet nga këto maje janë të jashtezakonshme dhe shpesh shquhen me veti të Himalajeve!

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 16 km dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare. Prej fillimit ecja ka pjertësi me vështërsi të ndryshme dhe do të bëhet nga Hotel Arxhena.

Për ata që nuk kanë kondicion ose thjesht nuk duan të shkojnë në maje, do ta formojmë bazën te burimi i ujit nën Qelepinë. Aty mund të kënaqeni me pamjet e bukura të bjeshkeve pa shkuar në maje. Ecja nga hotel Arxhena deri te baza e burimit të ujit zgjatë rreth 2 orë. Opsioni i fundit është të rrini te Hotel Arxhena pa ardhur fare për të ecur me grupin.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: 
Brodin, Dragashin, bjeshkët e ndryshme të Brodit, Kepin e Nusës, bagëti, Sharrin në të dyja anët e kufirit KS/MK si majën e Titos Korabin, bjeshkët e Radikës (të Hajredin Pashës), liqene të ndryshme të Qelepinës etj. 
Gjatë ecjes ka burime të shumta të ujit. 

Veshmbathja DUHET të jetë me COKULLA (Pllanika) ose mbathje JO të rrafshët. Terreni prej fillimit është me pjertësi mesatare por i mbuluar me bari (në shteg me dhe por edhe nëpër shkëmbinje). 

Moti sipas prognozës do të jetë me diell dhe i ngrohtë POR mos harroni, në bjeshkë bëhet me fresket (5 gradë me pak). Merrni edhe jakne / duks dhe kremë kundër diellit / kapelë.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 (viber), 049 248716 dhe 044 205 236 (viber).

Nisja nga Prishtina (fushat e tenisit në Breg te Diellit) bëhet sakt në orën 0700. Numri minimal i participimit te bjeshkatareve nga Ferizaji eshte 8 persona. Ne Prizren do te jemi ne oren 0850 dhe ti marrim bjeshkataret te stacioni i autobusave. Me bjeshkataret, të cilët i marrim nga Ferizaji dhe Prizreni do të jemi në kontakt. 


I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0650 PR, 0650 FR dhe PZ 0850. PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI. FLM PËR MIRËKUPTIMIN !

I lusim bjeshkatarët që kanë mundësi ta pregadisin / blejnë ushqimin një ditë përpara pasi që nuk do të kemi shumë kohë për ndalesa të gjata. Largësia e kësaj bjeshke nga Prishtina na kufizon këtë. 

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve të Sharrit në Brodin përrallor.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

Comments