Aktivitetet

Hike and Fest in Rahovec

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojme se me rastin e festivalit të vjeljes së rrushit, Hardh Fest, Hiking Njeri do të organizojë ecje në bjeshkë të Rahovecit, vizitë

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, 

ju informojme se me rastin e festivalit të vjeljes së rrushit, Hardh Fest, Hiking Njeri do të organizojë ecje në bjeshkë të Rahovecit, vizitë kulturore dhe pjesmarrje në Mega Party të HARDH FEST-it 2017.

Në plan të këtij organizimi do të jetë:

Hiking në Majën e Zatriqit
Vizita në qytetin e Rahovecit ku do të përfshihen: Sahat kulla disa qind vjeqare, teqja e Shehlerëve, shtepia e vjetër e lindjes së Nexhmije Pagarushës dhe ne fund pjesmarrja në Hardh Fest 2017 ku do të stacionohemi te "Open Bar" i Restaurantit TOSCA. 

Vështersia e ecjes është e lehtë / mesatare dhe e përshtatshme edhe për fillestarë. Gjatësia komplete e ecjes është 10 km.

Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 0730 të mengjesit nga Bregu i Diellit (fushat e tenisit) kështu që do të keni mundësi të fleni pakëz më gjatë. Kthimi do të bëhet diku kah ora 22h.

Mbathjet mund të jenë të ndryshme por jo të rrafshta.

Pamjet për fotografi do të jenë madhështore pasi do të shihni relievin prej Sharrit të Lubinjës (Kobilica dhe Vertopi), Koritnikut, Pashtrikut, rrafshit të Dukagjinit e deri te Gjeravica e Junikut me Strellcin e Deçanit.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 dhe 045 834 141 (viber) çdo ditë nga ora 1000 e mengjesit deri në orën 2100.


Këtë herë pjesmarrësit nga Ferizaji do ti marrim dhe kthejmë te Viva Fresh / Jysk pasi do të kalojmë kah autostrada. Minimumi i pjesmarresve është 6 persona.

Ejani dhe shijojeni vizitën e paharruar në bjëshkën dhe qytetin e Rahovecit !

LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0720 (në Prishtine dhe Ferizaj) DHE PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI. 

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. Falemnderit për mirekuptimin :). 

Comments