Aktivitetet

Camp 'n' hike 2017

Përshëndetje më të fortëve, me 29 dhe 30 korrik do të mbahet edicioni i katërt eventit të njohur, Camp n Hike 2017 në Majën e Njerit 2658m, vargmali i

Përshëndetje më të fortëve,

me 29 dhe 30 korrik do të mbahet edicioni i katërt eventit të njohur, Camp n Hike 2017 në Majën e Njerit 2658m, vargmali i Rudokës në Sharrin jugor, Brod, Dragash.
Edhe këtë vit, të Shtunën me 29 korrik do të formohet baza e kampingut para hotel Arxhenës në Brod, ku pjesmarrësit do të kalojnë një ditë të bukur me aktivitete të ndryshme si lojëra, muzikë, shoqërim etj.

Për ta regjistruar vendin në autobus ose kamp, ju lusim që të thirrni në telefonat e lartëpermendur në tekst (049 248716 dhe 045 834 141 viber). 
Sa për informatë, do të jenë dy mënyra që të merrni pjesë.

E para: 
të niseni të Shtunën me 29 korrik në orën 0700 të mengjesit nga Prishtina e Ferizaji (në Prizren në orën 0900 te Stacioni i Austobusave) dhe të merrni pjesë në ditën e parë me tendën e juaj ose ta rezervoni dhomen në hotel (15-30 EU BB). Do te ketë lojëra të ndryshme, muzikë, këndim dhe shoqërim rreth zjarrit etj,
Dita e parë është e paharrueshme !!

dhe

E dyta:
të niseni të Dielen me 30 korrik në orën 0600 të mengjesit (Prishtinë), 0745 nga Prizreni (te stacioni i autobusave) dhe të merrni pjesë direkt vetëm në ditën e ecjes për në Majën e Njerit 2658m. Ju duhet të mbërrini te hotel Arxhena para orës 0800 !

Nëse nuk keni tentë dhe keni deshirë të merrni pjesë në kamp, atë mund ta bleni te dyqani Sporting, Melodia PX, Jumbo në Prishtinë etj.
Gjithashtu, nëse nuk i keni në qejf kampet por komforin e hotelit, mund ta rezervoni dhomen në hotel Arxhenë përmes numrave të dhëne në tekstin kryesor.
Hotel Arxhena që gjendet afër kampit (100 m), na ofron ushqim të mirë në restorant, banjot si dhe terrenin e futbollit të vogël.

MË GJËRESISHT MUND TË LEXONI KËTU:

Me datën 29 dhe 30 korrik 2017, organizata Hiking Njeri organizon edicionin e katërt të "Camp 'n' Hike" eventit për në Majën e Njerit 2658 m, e cila gjendet në vargmalet e Rudokës në Sharrin më jugor, afër fshatit Brod të Dragashit.

Qellimi i kësaj ngjarje si zakonisht është njoftimi, shoqërimi dhe pushtimi i majës me të gjithë dashamirët e bjeshkëve të Kosovës dhe rajonit. Gjithashtu, përmes kësaj ngjarje Hiking Njeri ka për qëllim promovimin e bjeshkatarisë, popullarizimin e turizmit malor në Kosovë dhe bashkepunimin regjional mes shoqatave bjeshkatare.
Ftojmë të gjithë të interesuarit t'i bashkangjiten kësaj ngjarjeje.

Organizimi, grumbullimi dhe kampingu i të gjithë pjesmarrësve do të bëhet te rrafshi në mes të Hotel Arxhenës dhe Gurit të Qytetëzës në dalje të Brodit.

Për të marrë pjesë në ngjarjen "Camp and Hike te Maja e Njerit 2017" ju lusim që të vini me tendën e juaj dhe paisjet për fjetje, të Shtunën me 29 korrik 2017 nga ora 1000. Për ta rezervuar vendin në kamp dhe vendin në autobus, ju lusim të na shkruani në

049 248 716 dhe 045 843 141 (viber)

Autobusi do të niset nga Prishtina të Shtunën me 29 korrik 2017 në orën 0700 të mengjesit ndersa kthimi për në Prishtinë do të bëhet të Dielen me 30 korrik në orën 2230.

Në çoftëse nuk keni tendë ose keni deshirë ta kaloni natën në dhoma, mund ta rezervoni fjetjen në Hotel Arxhenë përmes telefonit: +381 29 285 170 mobil: 044 402 368 dhe e-mail: info@arxhena.com. Fjetja për person me BB kushton nga 20 - 30 EU për një natë.

Hotel Arxhena jep në dispozicion shfrytezimin e toaletit (100 metra nga vendi i kampit). Hoteli ka edhe restorant me ushqim kualitativ.

Paisje për kamping mund të bleni me çmime shumë të volitshme në Melodia PX (Arberi / Dragodan), Jumbo dhe Sporting në Prishtinë.
Ka shumë lloje me çmime shumë të lira. Merrni edhe ndonjë qebe, dyshek ose sleeping bag. 

Ecja për në Majën e Njerit 2656m nga Hotel Arxhena përmes grykës së bjeshkës së Zllipotokut (Prroi i keq), është ecje që zgjatë së paku rreth 3-4 orë në një drejtim. Gjatësia komplete e ecjes është 18 km andaj preferohet që nisja të behet heret në mengjesin e së Dielës me 30 korrik (ora 0830).

Programi i aktivitetit

E Shtunë, 29 korrik 2017

1000 - 1700h - instalimi i tendave në rrafshin në mes të hotel Arxhenes dhe "Gurit të qytetit" në Brod
1500h - hapja solemne e eventit "Camp and Hike to mans Peak" te hotel Arxhena
1600h - lojera te ndryshme si terheqja me litar, gjuajtja e gurit...
1900h - mbrëmje argëtuese në kamp dhe hotel Arxhenë, flakë
2200h- fjetja

E Diele, 30 korrik 2017

0630 - zgjimi
0700 - mengjesi
0800 - nisja për në Majën e Njerit 2658m kah gryka e Zllipotokut (Prroi i keq)
1700 - kthimi nga Maja e Njeriut kah liqeni i Shutmanit dhe objekti "Baçilla".
1930 - kthimi te kampi para Hotel Arxhenës

Informata shtesë:

Secili pjesmarrës i cili vjen në kamping me datën 29 korrik 2017 (E Shtune) duhet të ketë:

Tendën e vet, thesin për fjetje, ushqimin (përveq nëse keni vendosë për fjetje në hotel Arxhena). Ne treg ka tenda te ndryshme me çmime te ndryshme (nga 10-30 EU)

Paisjet e perferuara për bjeshkatarët :

Xhaketë kundër shiut, këpucë për hiking (cokulla), çantë shpine, kapelë, syze, disa fanela, ujë, ushqim, duks, kremë kundër diellit, varesisht prej motit atë ditë pantollona të shkurta ose të gjata, thikë të vogël, llampë dore.

Fshati Brod është një ndër fshatrat më jugore të Kosovës. Për të arritur atje duhet ta kaloni Prizrenin dhe përmes fshatit Zhur të mbërrini në Dragash/Sharr. Prej aty, kohëzgjatja e vozitjes për në fshatin Brod zgjatë rreth 30 minuta.

Comments