Aktivitetet

Hiking Liqenat of Rugova

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 13 gusht do të organizojë ecje dhe

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 13 gusht do të organizojë ecje dhe pushim ne Majën e Liqenatit përrallor. Në plan është të formohet baza te liqeni i Kuçishtës ndërsa grupi tjeter do të vazhdojë ecjen deri te Maja e bjeshkës.
Ata që rrijnë te liqeni mund të freskohen me not.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 dhe 045 834 141 (viber).
Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën më 12 gusht përmes thirrjes / sms.

Nisja nga Prishtina (Lemontree ne Breg te Diellit) bëhet në orën 07:00. 
Të interesuarit nga Ferizaji do ti marrim në orën 07:00 te Viva Fresh / Jusk nëse numri është së paku 8 bjeshkatarë. Përndryshe të interesuarit nga qytetet tjera mund të na takojnë te Jora center në Komoran në orën 07:40.
Bjeshkatarët nga Peja do ti marrim te Patriarkana e Pejës (në dalje kah Rugova) rreth orës 09:30.
Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti. 

Gjate ecjes do te shohim pjesen me te bukur të Rugovës si Liqenatin e Kucishtës, Lugun e Shkodrës, Majën e Liqenatit etj

Veshëmbathja mund të jetë e lehtë POR merrni edhe duks / jakne. 

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve përrallore të Rugovës në Liqenat dhe Majen e saj


Live to the Maxx !
Hiking Njeri

p.s. Rreptësisht ndalohet hudhja e mbeturinave në bjeshke!

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

PARAGRAF I RI.
Lusim bjeshkatarët që lëshohen të parët nga maja që të kenë konsideratë për pritjen e të gjithë bjeshkatarëve të tjerë, të cilët kthehen te autobusi. Koheve të fundit po e kemi trendin e lëshimit të shpejtë të disa bjeshkatarëve, të cilët mandej duhet te presin deri në 1 orë për zbritjen e atij fundit. Gjatë zbritjes mundohuni ta ngadalsoni tempon dhe ti përshtateni shumicës së bjeshkatarëve pasi autobusi nuk niset para se të kthehen të gjithë. 

Comments