Aktivitetet

Hike and BBQ in Istog mnts

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 27 gusht do të organizojë ecje dhe Barbecue në bjeshkët

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 27 gusht do të organizojë ecje dhe Barbecue në bjeshkët përrallore të Vrellës në Komunën e Istogut. Në plan është të formohet baza në Lugun e butë dhe mandej të ecet gjithandej bjeshkës, te liqenet e saja etj.

Bjeshka e Vrellës shquhet për bukuri të saja unike dhe i ngjan bjeshkëve të Kanadës.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 dhe 045 834 141 (viber).
Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën më 26 gusht përmes thirrjes / sms.

Nisja nga Prishtina (Lemontree ne Breg te Diellit) bëhet në orën 07:00. 
Të interesuarit nga Ferizaji do ti marrim në orën 07:00 te Viva Fresh / Jusk nëse numri është së paku 8 bjeshkatarë. Përndryshe të interesuarit nga qytetet tjera mund të na takojnë te Jora center në Komoran në orën 07:40
Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti. 

Pasi do të organizojmë edhe Barbecue, lusim cdo individ ta bjen skarën dhe mishin e vet me veti. Në vendin ku do ta bëjmë bazën, personat mund të pushojnë në ambient të paharrueshëm dhe të pjekin mish në skarën e vet. 

Për të shkuar në bjeshkë nga Vrella, me mundësi do të shfrytëzojmë kamionat ndërsa ata që kanë dëshire të ecin prej fillimit, mund të bëjnë hiking. 

Veshëmbathja mund të jetë e lehtë POR merrni edhe duks / jakne. 

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve përrallore të Vrellës / istogut


Për ata që shfrytëzojne kamionat nga Vrella në bjeshkë 12 EU (transport nga PR dhe kamion).

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

p.s. Ju lusim të merrni edhe qese për mbeturina pasi secili DUHET ti merr të vetat me veti. 
Rreptësisht ndalohet hudhja e mbeturinave në bjeshke!

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

PARAGRAF I RI.
Lusim bjeshkatarët që lëshohen të parët nga maja që të kenë konsideratë për pritjen e të gjithë bjeshkatarëve të tjerë, të cilët kthehen te autobusi. Koheve të fundit po e kemi trendin e lëshimit të shpejtë të disa bjeshkatarëve, të cilët mandej duhet te presin deri në 1 orë për zbritjen e atij fundit. Gjatë zbritjes mundohuni ta ngadalsoni tempon dhe ti përshtateni shumicës së bjeshkatarëve pasi autobusi nuk niset para se të kthehen të gjithë. 

Comments