Aktivitetet

Hiking Majen e Oshlakut 2212m

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 23 korrik do te ngjitet ne majën më të lartë në bjeshkën e

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 23 korrik do te ngjitet ne majën më të lartë në bjeshkën e Syrinikës, Oshlakun 2212m.
Gjatësia komplete e ecjes është rreth 14 km dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare. 

Kurrizi i malit të vetëm, Oshlakut është më i gjati në bjeshkët e Kosovës. Pamjet nga maja janë 360 shkallëshe. 

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 dhe 045 834 141 (viber).
Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën më 22 korrik përmes thirrjes / sms.

Nisja nga Prishtina (Lemontree ne Breg te Diellit) bëhet në orën 0730. 
Të interesuarit nga Ferizaji do ti marrim në orën 0820 te Viva Fresh / Jusk nëse numri është më i madh se 8 bjeshkatarë. Nëse ka të interesuar nga Prizreni, ata do ti marrim në dalje të qytetit kah Brezovica (te ura e Ralinit / te Rapi). Duhet të jenë minimum 8 persona. Për orën e sakt të nisjes do të jemi në kontakt me të interesuarit.

Pjesmarrja 10 EU për person.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti. 

Veshmbathja mund të jetë e lehtë POR merrni duks / jakne kundër erës sepse në kurriz të Oshlakut nganjëhere fryen shumë.

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve të Syrinikës / Grykës (Sredskës) së Prizrenit / Sharrit

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM TA RUANI AMBIENTIN !

PARAGRAF I RI.
Lusim bjeshkatarët që lëshohen të parët nga maja që të kenë konsideratë për pritjen e të gjithë bjeshkatarëve të tjerë, të cilët kthehen te autobusi. Koheve të fundit po e kemi trendin e lëshimit të shpejtë të disa bjeshkatarëve, të cilët mandej duhet te presin deri në 1 orë për zbritjen e atij fundit. Gjatë zbritjes mundohuni ta ngadalsoni tempon dhe ti përshtateni shumicës së bjeshkatarëve pasi autobusi nuk niset para se të kthehen të gjithë. 

Comments