Aktivitetet

Hiking legendary Lybeten 2498m

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 9 korrik do të organizojë ecjen për në

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,
 
ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 9 korrik do të organizojë ecjen për në bjeshkën madhështore të Lybetenit përkatësisht në majën e tij prej 2498 m.
 
Nisja bëhet nga Prishtina në orën 0700 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 2100.
 
Gjatësia e ecjes është rreth 16 km dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare.
Prej fillimit të ecjes e deri te qafa e Lybetenit ecja është e lehtë dhe nëpër shteg. Prej qafës e deri te maja ecja fillon të bëhet më e veshtirë por sapo të arrihet në kurriz të bjeshkës, ghithcka do të shkojë më lehtë me 360 shkallë pamje mbresëlënëse.
 
Maja e Lybetenit (i njohur në mesjetë si Mont Argentera) është maja e parë në vargmalin e Sharrit, i cili vazhdon deri në Vracën e Vogël në pjesën më jugore të Dragashit.
Moti thuhet se do të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë.
 
Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:
Bjeshkën e Lubotenit, Gjolin e Livadheve, vargmalet rreth Lybetenit, Ferizajin, bjeshkët e Jezercit, bjeshkët e Syrinikës, Majën e Piribregut, Rrafshin e Kosovës dhe më shumë.
 
Veshmbathja DUHET të jetë me COKULLA (Pllanika) ose mbathje JO të rrafshët. Terreni deri te qafa e Lubotenit është i rrafshët por kah maja e saj është me gurë të imët në pjertësi më të madhe.
DUHET gjithsesi të keni jakne kundër ERËS ose SHIUT dhe të mbani duks me veti.
Gjithashtu preferohet që për çdo rast të keni llampë për ndriqim natën.
 
Kjo bjeshkë ka burim të ujit afër qafës së saj por preferohet blerja e së paku 1 L ose 3 X 0.5 L.
 
Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141 deri më datën 8 korrik (e Shtune) në orën 2000.
Çmimi është 10 EU për person.
 
Për të shkuar në Lybeten autobusi do të drejtohet nga Prishtina në drejtim te Tetovës por do të ndalet në Ferizaj (Viva Fresh / Jysk) në orën 0750.
Pjesmarrësit me vetura të tyre 5 EU.
 
Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti.
 
Ejani dhe shijoni bukuritë e Lybetenit madhështor në bjeshkët e Sharrit me Hiking Njerin !
 
Live to the Maxx !
Hiking Njeri Team
 
p.s. OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.
 
p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. Falemnderit për mirekuptimin :)

Comments