Aktivitetet

Adventure in Konjushka 2571m

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Shtunë më 10 qershor (të Dielën më 11 qershor janë zgjedhjet) do të organizojë ecjen për në

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Shtunë më 10 qershor (të Dielën më 11 qershor janë zgjedhjet) do të organizojë ecjen për në bjeshkën e Konjushkës në Sharrin e Prizrenit.
Maja e Konjushkës kapë lartësinë prej 2571 m ndërsa në kuadër të bjeshkës gjendet edhe liqeni më i lartë në Kosovë, Liqeni i lartë i Sharrit ose Liqeni i Konjushkës që shtrihet në lartësi 2410 m. 

Në plan është të arrihet deri te liqeni dhe të formohet baza ndërsa të tjerët që kanë dëshirë dhe mundësi, të ecin deri te maja e saj 2571m.

Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 0700 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 2130 - 2200.
Autobusi për të interesuarit nga Prizreni do te jetë te Marashi (në dalje të Prizrenit kah Prevalla) në orën 0850 - 0900.

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 18 km (ngjitje dhe zbritje) dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare/vështire (vështirë për fillestare pa kondicion) nëpër shteg, shkembinjë dhe përrocka. Prej fillimit ecja ka pjertësi me vështersi mesatare nëpër shteg duke filluar nga Prevalla. Në gjysmën e dytë të ecjes fillojnë avanturat nëpër shkembinjë për të arritur te liqeni. 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: 

Prevallën, Sharrin e Prizreni dhe majat si Bistra, Guzhbaba, Oshlakun, burimet e Bistricës / Lumbardhit të Prizrenit, natyrë mahnitëse gjithandej nga maja e Konjushkës etj. 

Pamjet nga maja e Konjushkes janë 360 shkallëshe. 

Mbathjet DUHET te jene COKULLA / Pllanika ose diçka të ngjajshme. Ju këshillojmë mos të vini me patika të thjeshta / skejterka pasi në një seksion do të ecni nëpër shkëmbinjë. 

Në Konjushkë ka burime të ujit andaj së paku merrni një shishe 1 L ose 1.5 L me ujë, të cilat do ti rimbushim gjatë ecjes. 
Moti sipas prognozës do të jetë me diell dhe i ngrohtë POR mos harroni, në bjeshkë bëhet me fresket (5 gradë me pak).

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141.

Regjistrimi vendit bëhet përmes telefonave çdo ditë deri të Premtën me 9 qershor nga ora 1000 - 2200. 
Pagesa prej 10 EU për person bëhet në autobus. 

Bjeshkatarët që vijnë nga qytetet tjera si Ferizaji mund të vijnë te Supermarket Jora në Komoran në orën 0740.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti. 

Ejani dhe shijoni bukuritë e Sharrit të Prizrenit !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !! 
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments