Aktivitetet

Hiking Shala e Bajgorës

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 28 maj do të organizojë ecjen për në Majën e

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 28 maj do të organizojë ecjen për në Majën e Shtizës së mprehtë (Oshtro Koplje) 1789 m në bjeshkët e Kopaonikut / Shalës së Bajgorës. Kjo maje gjendet në mes të Podujevës dhe Mitrovicës ndersa ne do ti çasemi nga Mitrovica.
Vitin e kaluar me grup kemi qenë në vjeshtë ndërsa këtë herë po kemi dëshire të ju tregojmë natyrën përrallore (ala Teletubbyland) gjatë pranverës.

Nisja do të bëhet nga Prishtina orën 0730 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 2030.

Gjatësia komplete e ecjes është 15 km (7.5km perpjet dhe 7.5km kthimi) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi të lehtë / mesatare nëpër shteg. Prej fillimit ecja ka pjertësi me vështersi të lehtë / mesatare.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: 
pranverën në bjeshkët përrallore të Shalës së Bajgorës / Kopaonikut, Podujevën, fshatrat rreth saj, livadhe të ndryshme etj. 

Pamjet nga maja e Shalës / Kopaonikut në Kosovë janë 360 shkallëshe. 

Mbathjet mund të jenë edhe me atlete të thjeshta. Terreni prej fillimit është me pjertësi të butë nëpër shteg dhe bari. 
Relievi është si në Teletubbyland !

ME RËNDËSI:
Merrni së paku 1.5 L (ose 3 x 0.5 L) uje me veti, ose e blejmë gjatë rrugës.
Merrni jakne kundër ERËS DHE SHIUT, bjeshkës nuk i dihet anipse thuhet se do të jetë ditë e kthjellët.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141.

Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën me 27 maj vetëm përmes telefonit ndërsa pagesa prej 10 EU per person bëhet në autobus.

Nisja nga Prishtina (Lemontree ne Breg te Diellit) do të bëhet fiks orën 0730. 
I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0715.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti. 

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkës së Kopaonikut / Shalës se Bajgorës !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments