Aktivitetet

Maxx Hike to Maja e Begut 2493m

Pas një ecje përrallore te maja e Dramodolit në Hajlën e Shkrelit në Rugovë, ju informojmë se Hiking Njeri më 20 maj (e Shtunë) do të organizojë ecje në një ndër majet më së paku të vizituara në Kosovë, Majën e Begut 2493m, e cila gjendet në

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresojmë që të gjithë jeni mirë !!

Pas një ecje përrallore te maja e Dramodolit në Hajlën e Shkrelit në Rugovë, ju informojmë se Hiking Njeri më 20 maj (e Shtunë) do të organizojë ecje në një ndër majet më së paku të vizituara në Kosovë, Majën e Begut 2493m, e cila gjendet në Sharrin e Radeshës në Dragash.
Arsyeja pse po e organizojmë të Shtunën është se për të Dielen të gjitha prognozat po tregojnë për shumë shi me vetëtima. Për të mos e anuluar këtë event si zakonisht (për shkak të shiut), ecjen do ta bëjme të Shtunën.

Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 0700 të mengjesit ku pastaj do të ndalemi te Jora center (Komoran) kah ora 0740. Bjeshkataret që duan të na bashkangjiten nga qytetet përreth si Ferizaji, Drenasi etj., mund te vijnë aty. Bjeshkatarët nga Prizreni mund ti marrim në orën 0900-0915 PËRPARA (rampa e hyrjes) stacionit të autobuseve në PZ.

Gjatësia e ecjes në Majen e Begut është rreth 17 km (komplet) dhe hynë në kategorinë me vështërsi mesatare. Pamjet nga kjo maje janë madhështore dhe pa fund.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni shumë: fshatrat be Gores, Opojen, Koritnikun, Pashtrikun, Gjallicen, Korabin, kurrizin e Sharrit me majet më të larta të tij, Skarpën, Karanikollën, Vërtopin, Kobilicën, Treskavecin, Majën e Zezë, Hasin, Rrafshin e Dukagjinit, majet e Deçanit dhe Junikut etj. 

Mbathjet mund të jenë me COKULLA (Pllanika) ose të përshtatshme për ecje malore, preferohen rroba të lehta për ecje por edhe xhaketë kundër erës dhe ndonjë duks. Moti thuhet se do të jetë me diell. 

Për më shumë rreth çka duhet të merrni me veti ju lusim që të hyni në linkun e web faqes tonë: 
http://hiking.njeri.net/rreth-nesh

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141 çdo ditë nga ora 1000 e mengjesit deri në orën 2100. Rezervimet bëhen përmes telefonit ndërsa pagesa në autobus.

Pagesa 10 EU për person.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti. 

I LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË!
OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUALTË BJESHKATARIT.

Ejani dhe shijoni bukuritë e Sharrit jugor ! 

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. 

Comments