Aktivitetet

Ecja në Rugovën Madhështore

Pas një ecje përrallore te Pisha e Madhe e Prizrenit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 14 maj do të organizojë ecje në Rugovë, përkatësisht

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresojmë që të gjithë jeni mirë !!

Pas një ecje përrallore te Pisha e Madhe e Prizrenit,
ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 14 maj do të organizojë ecje në Rugovë, përkatesisht te regjioni i Hajlës së Shkrelit. Nëse na tepron koha, si bonus do ti vizitojmë edhe Ujëvaret e Radavcit (burimin e Drinit dhe shpellën).

Nisja bëhet nga Prishtina në orën 0730 të mengjesit, ndalesa për bjeshkatarët në Ferizaj në orën 0730 dhe te Patriarkana e Pejës në oren 0930 për bjeshkatarët nga Peja. Kthimi në PR (nëse gjithçka shkon mirë) do të bëhet kah ora 2130. 

Gjatësia e ecjes në Bogë/ Hajla e Shkrelit është rreth 12 km dhe hynë në kategorinë e ecjeve të lehta / mesatare e përshtatshme edhe për fillestarë. 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: Grykën e Rugovës, fshatrat deri në Bogë, bjeshkë të ndryshme rreth fshatit Bogë, bjeshkën e Liqenatit në largësi, burimin, ujëvaret dhe shpellën në Radavc etj. 

Mbathjet mund të jenë me COKULLA (Pllanika) ose te pershtatshme per ecje malore, preferohen rroba të lehta për ecje por edhe xhaketë dhe ndonje duks. Moti thuhet se do të jetë me shumë diell. 

Për më shumë rreth çka duhet të merrni me veti ju lusim që të hyni në linkun e web faqes tonë: 
http://hiking.njeri.net/rreth-nesh

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141 çdo ditë nga ora 1000 e mengjesit deri në orën 2100. Rezervimet bëhen përmes telefonit ndërsa pagesa në autobus.

Për të shkuar në Rugovë, autobusi do të niset nga Prishtina (Lemontree në Breg te Diellit) në orën 0730 (fiks). Për të interesuarit nga Ferizaji në orën 0730 te Viva Fresh / Jysk. Do të ndalemi shkurtimisht për të blerë gjësende të nëvojshme. Pejanët duhet ti blejnë paraprakisht pasi ata vetëm do ti marrim te Patriarkana (në hyrje të Rugovës). 

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti. 

Pagesa 10 EU për person. Për bjeshkatarët që nisen nga Patriarkana e Pejës 7 EU.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË!
OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUALTË BJESHKATARIT.

Ejani dhe shijoni bukuritë e Rugovës ! 

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. 

Comments