Aktivitetet

Hiking te Pisha e Madhe

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresojmë që të gjithë jeni mirë. Ju informojmë se për shkak të borës së thellë që ende gjendet në bjeshkë mbi 2000m lmd, këtë të Diele me 9 Prill 2017 Hiking Njeri do të organizojë

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresojmë që të gjithë jeni mirë.

Ju informojmë se për shkak të borës së thellë që ende gjendet në bjeshkë mbi 2000m lmd, këtë të Diele me 9 Prill 2017 Hiking Njeri do të organizojë ecjen ne Zonen përrallore te "Pisha e Madhe" në bjeshkët e Prizrenit. Përveq hikingut nëpër shteg mes pyjeve të mbrojtura, një grup do të ecë deri në majën e Koxha Ballkanit 2044m.

Në plan të këtij organizimi do të jetë:
Hiking në zonën e bukur "Pisha e madhe" deri te shtëpia e malorëve ku do të kemi ndalesë. Grupi i më të fortëve do të ngjitet në Majën e Koxha Ballkanit". Shumica e ecjes do të bëhet në shteg mes pishave dhe drunjëve të medhenjë.

Vështersia e ecjes është kombinimi i: lehtë / mesatare / pakës vështirë me 15 km ecje komplete (për ata që shkojnë deri në maje.

Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 0730 të mengjesit nga Bregu i Diellit (fushat e tenisit) kështu që do të keni mundësi të fleni pakëz më gjatë se nisjet tona normale. Kthimi do të bëhet diku kah ora 2130 - 2200. 
Nisja nga Ferizaji do të bëhet nga 0730 te Viva Fresh / Jysk.

Mbathjet duhet të jenë me cokulla ose këpucë të përshtatshme për ecje malore.

Pamjet për fotografi nga maja do të jenë madhështore pasi do të shihni relievin prej Sharrit të Lybetenit e me tutje, Koritnikut, Pashtrikut, rrafshit të Dukagjinit e deri te bjeshkët e Istogut.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 dhe 045 834 141 (viber) çdo ditë nga ora 1000 e mengjesit deri në orën 2100.

Udhëtimi do të bëhet me autobusat e firmës profesionale të udhëtimeve "BENI REISEN".

Ejani dhe shijojeni vizitën e paharruar në Zonen e mbrojtur "Pisha e Madhe" të bjeshkëve të Prizrenit.

LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0720 (në Prishtinë dhe Ferizaj) DHE PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI. 

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. Falemnderit për mirekuptimin :). 

Gjithashtu, JU LUSIM që mos ti dëmtoni pjesët e autobusave, me të cilin udhëtoni. Vetem gjatë herave të fundit janë bërë disa dëmtime serioze. Personat janë identifikuar nga kamerat e autobusëve.

Comments