Aktivitetet

Adventure in Rahovec mountains

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresojmë që të gjithë jeni mirë. Ju informojmë se për shkak të borës së thellë që ende gjendet në bjeshkë mbi 1700m lmd, këtë të Diele me 2 Prill 2017 Hiking Njeri do të organizojë disa ecje në bjeshkë

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresojmë që të gjithë jeni mirë.

Ju informojmë se për shkak të borës së thellë që ende gjendet në bjeshkë mbi 1700m lmd, këtë të Diele me 2 Prill 2017 Hiking Njeri do të organizojë disa ecje në bjeshkë (Maja e Zatriqit dhe Maja e Shkodranit) dhe vizita interesante në qytetin historik të Rahovecit.
Ky qytet është një ndër vendet më së paku të vizituara në Kosovë por që ka shume çka ti ofroj vizitorëve.

Ky organizim me karakter "Hiking dhe Cultural visit" do të organizohet për herë te parë nga Hiking Njeri që nga themelimi i organizatës në 2004. 
Në plan të këtij organizimi do të jetë:

Hiking në Majën e Zatriqit
Hiking në Majën e Shkodranit dhe
Vizita në qytetin e Rahovecit ku do të përfshihen: Sahat kulla disa qind vjeqare, teqja e Shehlerëve, shtepia e vjetër e lindjes së Nexhmije Pagarushës dhe ne fund ndalesa në një kafe-restaurant me atmosfere të paharrueshme.

Vështersia e ecjeve është e lehtë / mesatare dhe e përshtatshme edhe për fillestarë.

Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 0730 të mengjesit nga Bregu i Diellit (fushat e tenisit) kështu që do të keni mundësi të fleni pakëz më gjatë. Kthimi do të bëhet diku kah ora 2000-2100.

Mbathjet mund të jenë të ndryshme pasi të Dielen sipas parashikimeve temperaturat mund të shkojnë mbi 22 gradë.

Pamjet për fotografi do të jenë madhështore pasi do të shihni relievin prej Sharrit të Lubinjës (Kobilica dhe Vertopi), Koritnikut, Pashtrikut, rrafshit të Dukagjinit e deri te Gjeravica e Junikut me Strellcin e Deçanit.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 dhe 045 834 141 (viber) çdo ditë nga ora 1000 e mengjesit deri në orën 2100.

Udhëtimi do të bëhet me autobusat e firmës profesionale të udhëtimeve "BENI REISEN".

Këtë herë pjesmarrësit nga Ferizaji do ti marrim dhe kthejmë te Viva Fresh / Jysk pasi do të kalojmë kah autostrada.

Ejani dhe shijojeni vizitën e paharruar në bjëshkën dhe qytetin e Rahovecit !

LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0720 (në Prishtine dhe Ferizaj) DHE PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI. 

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. Falemnderit për mirekuptimin :). 
Gjithashtu, JU LUSIM që mos ti dëmtoni pjesët e autobusave, me të cilin udhëtoni. Vetem gjatë herave të fundit janë bërë disa dëmtime serioze. Personat janë identifikuar nga kamerat e autobusëve.

Comments