Aktivitetet

Hiking Maja e Kitkës

Ju informojmë se këtë të Diele Hiking Njeri në bashkëpunim me Klubin Alpin Gjilani, do të organizojë ecjen për në majën e Kitkës në Kosovën lindore të Kamenicës, pasi

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresojmë që të gjithë jeni mirë.

Ju informojmë se këtë të Diele Hiking Njeri në bashkëpunim me Klubin Alpin Gjilani, do të organizojë ecjen për në majën e Kitkës në Kosovën lindore të Kamenicës, pasi në këtë pjesë nuk ka borë me shumicë sikurse në bjeshkët tjera.

Sipas përjetimeve tona nëpër bjeshkë gjatë ecjeve me Hiking Njerin, dhe skijimit me shoqaten si-motër "Snow Njeri" gjatë ditëve të shkuara, sasia e borës është shumë e thellë (mbi gjunjë) në lartësi mbi 1800 metra. Për ti ikur ecjeve të vështira kemi vendosë për lartësi nën atë vlerë. 

Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 0800 të mengjesit nga Bregu i Diellit (fushat e tenisit) kështu që do të keni mundësi të fleni më gjatë.

Gjatësia e ecjes në shtegun e njohur "Rahim Beqiri - Komandant Roki" është rreth 15 km (komplet ecje nalt e poshtë dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi të lehtë / mesatare. 

Plani është që të nisemi nga kulla e Kadri Zekës dhe kënaqemi me natyrën e bukur të kësaj ane. Kohëzgjatja e ecjes përpjetë do të zgjasë rreth 3 orë. Kthimin do e bejmë nga ana e kundërt dhe do të zgjasë 2 orë. 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni 
Malësinë e Gallapit me naturën e bukur të asaj ane.

Mbathjet mund të jenë të ndryshme pasi të Dielen sipas parashikimeve temperaturat mund të shkojnë mbi 15 gradë.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 dhe 045 834 141 (viber) çdo ditë nga ora 1000 e mengjesit deri në orën 2100.

Pagesa 10 Eu për person për ata që vijnë me neve nga Prishtina.

LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0750 DHE PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI. FLM PËR MIRËKUPTIMIN !

Pasi nuk do të kalojmë kah Ferizaji, të interesuarit nga ky qytet mund të na kontaktojnë në menyrë që të koordinohemi për nisje.

Ejani dhe shijojeni të Dielen e 26 marsit 2017 në natyrën e bukur të Kamenicës.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. Falemnderit për mirekuptimin :)

Comments