Aktivitetet

Hiking në Majën e Artanës

Pas një muaji pauze organizata Hiking Njeri do të rifilloj me ecje këtë të Diele me 5 mars 2017. Ju informojmë se do të organizojmë ecjen për në majën e Artanës / Novobërdës pasi në këtë pjesë nuk ka borë me shumicë sikurse në bjeshket tjera.

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresoj që të gjithë jeni mirë !!

Pas një muaji pauze organizata Hiking Njeri do të rifilloj me ecje këtë të Diele me 5 mars 2017. 
Ju informojmë se do të organizojmë ecjen për në majën e Artanës / Novobërdës pasi në këtë pjesë nuk ka borë me shumicë sikurse në bjeshket tjera. 
Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 0900 të mengjesit nga Bregu i Diellit (fushat e tenisit) kështu që do të keni mundësi të fleni më gjatë.

Gjatësia e ecjes është rreth 10 km (komplet ecje nalt e poshtë dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi të lehtë / mesatare. 

Plani është që ta vizitojmë kalanë e posa renovuar të Artanes ku do të jeni ndër të parët ta shifni pamjen e saj të re. Pastaj do të vazhdojmë me trekking kah monumentet tjera rreth kalasë, për ta vizituar mëpastaj minierën e famshme të këtij qyteti mesjetar. Prej minierave do të vazhdojmë kah Maja e Artanës / Novoberdës. Kohëzgjatja e ecjes përpjetë me të gjitha këto vizita do të zgjasë rreth 4 orë. 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: 

Malësinë e Gollakut me Kalanë e Artanës dhe disa monumente të rëndesishme rreth saj, malet e Marevcit dhe pjesë të pabanuara në këtë Komunë, vargmalin e Sharrit, minierën e braktisur etj.

Me veti do të kemi edhe guidën nga Artana, i cili do te na shpjegoj me gjeresisht rreth pikave qe do ti vizitojmë. 

Mbathja DUHET të jetë me COKULLA (Pllanika).

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141 çdo ditë nga ora 1000 e mengjesit deri në orën 2100.

LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0850 DHE PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI. FLM PËR MIRËKUPTIMIN !

Pasi nuk do te kalojme kah Ferizaji, ne rast se bëhen minimum 8 persona, do ta organizojmë një mjet transportues nga Ferizaji deri te autobusi jonë dhe anasjelltas. 

Ejani dhe shijojeni të Dielen e parë të marsit 2017 me Hiking Njerin. 

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. Falemnderit për mirekuptimin :)

Comments