Aktivitetet

Hiking in Shtypeq

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 25 dhjetor do të organizoj ecjen për në bjeshkën e

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 25 dhjetor do të organizoj ecjen për në bjeshkën e Shtypeqit në Rugovë. Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fëmije pasi pjesa më e madhe e ecjes do të bëhet nëpër shteg. Nëse gjithçka shkon sipas planit pas arritjes te Varri i Sykut, grupi i më të /shpejtëve / forteve do të ngjitet në Majën e Vjellakut mbi Shtypeq. 

Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit) në orën 0700 të mengjesit, dhe kthimi (nëse gjithçka shkon mirë) kah ora 2200. Nëse ka të interesuar të konsiderueshem nga Ferizaji (mbi 10) , do ta dergojmë një automjet edhe aty (te Viva Fresh). 

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 15 km (ngjitje/zbritje) dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi të kombinuar të lehtë / mesatare nëpër shteg dhe kah maja më pjerët.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:

Gryken e Rugovës, Shtypeqin e vogël, Milishefcin, Pejën, Rusolinë, Majën e Hasanit, varrin e Sykut, Shtedimin, Hajlën, Majën e Ujkut etj. 

Sa e pamë, moti të Dielën do të jetë me diell kështu që në kësi raste pamjet janë mahnitëse. 

Mbathjet duhet të jenë me COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme). Merrni jakne si të dimrit (më të trashë) pasi në bjeshkë moti është më i ftohtë. 
DUHET per çdo rast të keni llampë / dritë / ndriqim nga telefoni, pasi tash dita është më e shkurtër. Merrni Battery Bank nese merrni mobil për ndriqim !

Në këtë bjeshkë ka burime të ujit andaj sdo ta kemi problem. Për çdo rast, merrni së paku një shishe 1 L ujë me veti.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141 çdo ditë nga ora 10 e mengjesit deri në orën 22.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË: 0650 PR dhe 0650 FR (nëse në këtë qytet bëhen më shumë se 10 persona)
PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti. Ju rekomandojmë që ushqimin ta bleni një ditë përpara.


Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve madhështore të Rugovës !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments