Aktivitetet

Hiking Zllipotok Restelica

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 11 dhjetor do të organizoj ecjen për në

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 11 dhjetor do të organizoj ecjen për në majën e Zllipotokut 2292 m në mes të bjeshkës së Restelicës dhe Brodit në Dragash.

Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit) dhe Ferizaji (Viva Fresh) në orën 0700 të mengjesit, dhe kthimi (nëse gjithçka shkon mirë) kah ora 2200. Në Prizren do të jemi PARA stacionit të autobusave kah ora 0850-0900

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 14 km (ngjitje/zbritje) dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi të kombinuar mesatare nëpër shteg malor me borë. 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:

Restelicën, Zllipotokun, Korabin, Sharrin më jugor të Kosovës si Qelepinën, Rudokën, Vracat mandej Radikën, Koritnikun, Gjallicën etj. 

Sa e pamë, moti të Dielen do të jetë me diell kështu që në kësi raste pamjet janë mahnitëse. 

Mbathjet duhet të jenë me COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme). Merrni jakne si të dimrit (më të trashë) pasi në bjeshkë moti është më i ftohtë. 
DUHET per çdo rast të keni llampë / dritë / ndriqim nga telefoni, pasi tash dita është më e shkurtër.

Merrni së paku një shishe 1 L ujë me veti.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141 çdo ditë nga ora 10 e mengjesit deri në orën 22.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË: 0650 PR, 0650 FR dhe 0850 PZ.
PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti. Ju rekomandojmë që ushqimin ta bleni një ditë përpara.

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve madhështore të Sharrit jugor.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments