Aktivitetet

Hiking Piribreg 2524m

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 20 nëntor do të organizoj ecjen për në majen e

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,
 
ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 20 nëntor do të organizoj ecjen për në majen e Piribregut 2524m ne bjeshkën e Brezovicës.
 
Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit) në 0630 dhe Ferizaji (Viva Fresh) në orën 0700 të mengjesit, dhe kthimi (nëse gjithçka shkon mirë) kah ora 2100.
Autobusi do të drejtohet nga Prishtina (0630) dhe arrijë në Ferizaj në 0700. Pastaj autobusi do të vazhdojë kah Brezovica dhe do të ndalet para hotel Molikës në këtë ski qendër.
 
Gjatësia komplete e ecjes është rreth 14 km (ngjitje/zbritje) dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi të kombinuar mesatare nëpër shteg malor dhe mbi gurë me borë.
 
Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:
 
ski qendrën në Brezovicë, majën e Piribregut, majën e Gurit të Zi, Syrinikën, vargmalin e Sharrit të Kaçanikut dhe Shtërpës, pjesën maqedone të Sharrit etj. Pamjet nga maja e Brezovicës janë 360 shkallëshe !
 
Mbathjet duhet të jenë me COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme). Jo rrallë nëpër disa shtigje të bjeshkëve muajin e fundit ka pasur baltë dhe borë andaj pa cokulla do ta keni më vështirë. Merrni jakne si të dimrit (më të trashë) pasi në bjeshkë moti ndryshon shumë.
DUHET per çdo rast të keni llampë / dritë / ndriqim nga telefoni, pasi tash dita shkurtohet.
 
Merrni së paku një shishe 1 L ose 1.5 L me ujë me veti.
 
Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141.
 
Regjistrimi vendit bëhet nga e Enjëta deri të Shtunën me 19 nëntor nga ora 1700 - 1900 te fushat e tenisit në Breg të Diellit.
 
Bjeshkatarët që vijnë nga qytetet tjera, rezervimin mund ta bëjnë përmes telefonit.
 
I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË: 0615 PR dhe 0700 FR.
PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.
 
Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti.
 
Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve madhështore të Brezovicës.
 
Live to the Maxx !
Hiking Njeri
 
OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.
 
LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !
 
JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

 

 

Comments