Aktivitetet

Hiking in Sharr of Jazhince

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 6 nëntor do të organizoj ecjen për në bjeshkën e

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 6 nëntor do të organizoj ecjen për në bjeshkën e Jazhincës, përkatësisht liqenin e saj, pjesë e majeve Jezerski / Maja e liqeneve.
Kjo bjeshkë gjendet në komunen e Shterpcës dhe shquhet për egërsine e saj në tërë vargmalin e Sharrit.

Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit) në 0630 dhe Ferizaji (Viva Fresh) në orën 0700 të mengjesit, dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 2200.
Autobusi do të drejtohet nga Prishtina (0630) dhe arrijë në Ferizaj në 0700. Pastaj autobusi do të vazhdojë kah Brezovica dhe do te ndalet para arritjes në Prevallë.

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 18 km dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi të kombinuar mesatare nëpër shteg malor dhe mbi gurë. 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:

pyjet përrallore të Sharrit të Jazhincës, majet e Jezerskit, majën Guri i Zi, Bistrën, liqenin e Jazhincës, Oshlakun, majën Pashallore etj.

Mbathjet duhet të jenë COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme). Jo rrallë nëpër disa shtigje të bjeshkëve muajin e fundit ka baltë me shumicë andaj pa cokulla do ta keni më vështirë. Merrni jakne si të dimrit (më të trashë) pasi në bjeshkë moti ndryshon shumë. Kjo bjeshkë konsiderohet si ndër më të ftohtat në Sharr pasi është 100% e kthyer kah veriu.
DUHET patjeter të keni llampë / dritë / ndriqim nga telefoni, pasi tash dita shkurtohet dhe në këtë organizim do të kthehemi një pjesë të kohës nëpër terr. 
Herën e kaluar në ecjen në Botushë 1 në 10 bjeshkatar kanë pasë llampa anipse i kemi lutur disa herë që ta marrin me vete. Bën vetëm 2-3 EU dhe mund ta shfrytëzoni edhe gjatë herave tjera. 

Merrni së paku një shishe 1 L ose 1.5 L me ujë me veti. Në këtë bjeshkë ka burime të ujit andaj nuk do te mbesim keq.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141.

Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën me 05 nëntor nga ora 1700 - 1900 te fushat e tenisit në Breg të Diellit.

Bjeshkatarët që vijnë nga qytetet tjera, rezervimin mund ta bëjnë përmes telefonit.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË: 0615 PR dhe 0700 FR.
PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti.

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve në Sharrin përrallor të Jazhincës.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments