Aktivitetet

Adventure in Koshare / Botusha

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 30 tetor do të organizoj ecjen për në bjeshkën legjendare të Kosharës

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,
 
ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 30 tetor do të organizoj ecjen për në bjeshkën legjendare të Kosharës, përkatesisht në majën Rrasa e Zogut 2305m në Botushë të Gjakovës / Junikut. Në këtë vend përrallor janë zhvilluar aktivitetet vendimtare gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Gjatë organizimit do të ecim përmes kësaj bjeshke.
 
Në plan është qe me autobusa të arrihet deri te varrezat e deshmorëve të UÇK-së në Botushë dhe prej aty të ecet deri te stanet e bjeshkës së Botushës. Në atë vend do të formohet baza ndërsa pjesa tjeter e grupit do të vazhdojë edhe 1 orë më shumë ecje nga stanet deri te maja Rrasa e Zogut.
 
Nisja do të bëhet nga Prishtina dhe Ferizaji në orën 0600 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 22.
Autobusi për të interesuarit nga Prizreni do të jetë te udhëkryqi për Gjakovë kah ora 0730. Do te kalojmë edhe në Gjakovë kah ora 0830 te Hotel Pashtriku.
 
Gjatësia komplete e ecjes është rreth 18 km dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi të kombinuar të lehtë / mesatare nëpër shteg malor.
 
Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:
 
fshatin Botushë, varrezat e dëshmoreve të UÇK-se (një prej tyre Agim Ramadani), pylli i Kosharës, bjeshka e Botushës, Maja e Shkëlzenit, Maja e Rrases së Zogut, Gropën e Erenikut, Gjeravicën, bjeshkë të ndryshme të Junikut dhe Deçanit, dhe shumë te tjera.
Nga maja e Rrases së Zogut do të keni pamje 360 shkallëshe.
 
Mbathjet duhet të jenë COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme). Merrni jakne si të dimrit (më të trashë) pasi në bjeshkë moti ndryshon shumë
DUHET patjeter të keni llampë / dritë / ndriqim nga telefoni, pasi tash dita shkurtohet dhe në këtë organizim do të kthehemi nëpër mal.
 
Merrni së paku një shishe 1 L ose 1.5 L me ujë me veti. Në këtë bjeshkë ka burime të ujit andaj nuk do te mbesim keq.
 
Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141.
 
Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën me 29 tetor nga ora 1700 - 1900 te fushat e tenisit në Breg të Diellit.
 
Bjeshkatarët që vijnë nga qytetet tjera, rezervimin mund ta bëjnë përmes telefonit.
 
I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË: 0550 PR, 0550 FR dhe PZ 0720, Gjakovë 0820. PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.
 
Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti.
 
Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve të bekuara në Botushë / Koshare / Rrasë të Zogut !
 
Live to the Maxx !
Hiking Njeri
 
OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.
 
LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !
 
JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments