Aktivitetet

Adventure in Kobilica

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 23 tetor do të organizoj ecjen për në bjeshkën e Lubinjës

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 23 tetor do të organizoj ecjen për në bjeshkën e Lubinjës, përkatesisht trekking në malin e saj në Sharr të Prizrenit. 
Në plan është të arrihet deri te stani i KFOR-it dhe të krijohet baza. 
Në bazë të motit dhe situates (nëse nuk bjen shi ose ska mjegull) do të vendosim që ata që kanë forcë, mundësi dhe paisje adekuate ta pushtojnë edhe majën e Kobilicës 2528m. 

Nisja do të bëhet nga Prishtina dhe Ferizaji në orën 0700 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 22.
Autobusi për të interesuarit nga Prizreni do të jetë para Marashit në Prizren (dalja kah Brezovica) rreth orës 0850. 

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 14 km (ngjitje dhe zbritje PA ecje deri në Kobilicë) dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi të kombinuar të lehtë/mesatare/veshtirë nëpër shteg malor. Prej fillimit ecja ka pjertësi me vështersi të lehtë / mesatare nëpër shteg duke filluar nga fshati Lubinje e epërme. Do të ecim nëpër shteg të ngushtë te dheut brenda dhe jashtë malit. 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: 

Fshatrat Lubinje, malin e madh te Lubinjës, Majen e zezë, Kobilicën, Treskavecin, ata që shkojnë në maje 360 shkallë pamje. 

Mbathjet duhet te jenë COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme). Merrni jakne si të dimrit (më të trashe) pasi në bjeshkë moti ndryshon shumë
DUHET patjeter të keni llampë / dritë pasi tash dita shkurtohet dhe në këtë organizim do të ecim nëpër mal. 

Merrni së paku një shishe 1 L ose 1.5 L me ujë me veti. Në këtë bjeshkë ka burime të ujit andaj nuk do te mbesim keq. 

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141.

Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën me 22 tetor nga ora 1700 - 1900 te fushat e tenisit në Breg të Diellit.

Bjeshkatarët që vijnë nga qytetet tjera, rezervimin mund ta bëjnë përmes telefonit.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0650 PR, 0650 FR dhe PZ 0850. PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti. 

Ejani dhe shijoni bukuritë e Sharrit te Lubinjës !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !! 
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments